Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Xhesika Berberi, shqiptarja në “Miss Universe”
6:21 PM
Xhesika Berberi, shqiptarja në “Miss Universe”
Bukuroshja Xhesika Berberi do të udhëtojë drejt Brazilit për të konkurruar në "Miss Universe”organizuar nga Donald Trump. Gjatë fundjavës së shkuar, Xhesika rrëmbeu kurorën e "Miss Universe Albania 2011”. Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit "Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël. Megjithatë ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike.
Ajo peshon 55 kg dhe është e gjatë 178cm. Në spektaklin "Miss Universe”që do të mbahet në Brazil përveç Xhesikës, këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse për të përfaqësuar Kosovën, transmeton BW.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D