Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » "X-Men-i" përlotet, nëna e braktisi të vogël
0:27 AM
"X-Men-i" përlotet, nëna e braktisi të vogël
Aktori i famshëm Hugh Jackman i cili është bërë i njohur për personazhet e tij "të fortë” në filma, është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për familjen. Kështu, ndërsa protagonisti i sagës ‘X-Men’ u pyet në një intervistë televizive për familjen, "i forti” u përlot kur kujtoi ditën që nëna e tij e braktisi, duke e lënë vetëm me babanë dhe 4 vëllezërit e tij më të mëdhenj."E mbaj mend nënën kur më tha mirupafshim dhe nuk u kthye më. Ika në shkollë dhe kur u ktheva nuk e gjeta në shtëpi. Isha 8 vjeç. Ditën tjetër na erdhi në shtëpi një telegram nga Anglia dhe kjo ishte e gjitha”, rrëfeu ai dhe sytë iu mbushën me lot duke zbuluar se kurrë nuk kalon më shumë se dy javë larg bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të adoptuar.Më tej australiani tregoi se babai është heroi i tij i vërtetë që e ka ndihmuar për të ecur përpara. "Babai është një shkëmb i vërtetë. Nga ai kam mësuar se ç’është besnikëria. Ai gjithmonë më kujton se familja është para karrierës”, theksoi aktori 44-vjeçar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D