Kryesore » 2011 » Tetor » 22 » Visar Shala mohon lidhjen me Ronelën
2:21 PM
Visar Shala mohon lidhjen me Ronelën
Për herë të parë bashkë me këngën "Nelës” Visari dhe Ronela janë paraqitur në festivalin "Kënga Magjike”. Flitet se ata tani janë në lidhje dashurie, por ndryshe nga çifti Rozana Radi dhe Mc Kresha, dyshja tjetër e ngjashme e këngëtarëve kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, edhe pse me shumë bindje Visari e mohon këtë lidhje."Me Ronelën njihemi që prej një viti, jemi miq shumë të mirë, por nuk jemi të dashuruar. Këto që po qarkullojnë në opinion janë vetëm spekulime dhe në mes nesh nuk ka lidhje dashurie.Jemi vetëm kolegë dhe për herë të parë kemi realizuar një këngë bashkë me të cilën jemi prezantuar në ‘Kënga Magjike’”, ka thënë ai. Visari as që e ka menduar më parë se do të jetë pjesë e "Këngës Magjike” në këtë vit, pasi që siç thotë edhe vetë misionin e festivaleve tashmë e kanë përfunduar bashkë me Ledrin, dhe kështu që nuk e shohin të arsyeshme të marrin pjesë."T’ju them të drejtën nuk më ka shkuar në mendje se këtë vit do të jem pjesë e ‘Kënga Magjike’, sepse mendoj se e kemi kryer misionVisar Shala mohon lidhjen me Ronelënin e festivaleve. Mirëpo, meqë Ronela e kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe dëshironte të merrte pjesë, as unë nuk ia prisha. Uroj që çdo gjë të shkojë ashtu siç është më së miri në ‘Kënga Magjike’”, ka shtuar ai.Teksti i këngës është realizuar nga Ronela dhe është një dedikim që ajo i bën vetes dhe Visarit, e që në pseudonim është Skivi. Megjithatë, mbetet të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë mes tyre, edhe pse Visari thotë se nuk është e mundur. "Me Ronelën jemi vetëm miq dhe as në të ardhmen nuk do të ketë ndonjë lidhje dashurie”, shprehet në fund ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D