Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Valtoni realizon klip ekzotik ne plazhet e Ohrit
2:13 PM
Valtoni realizon klip ekzotik ne plazhet e Ohrit
Bëhet fjalë për këngën "One day”, e cila po ashtu do të ketë trasmetimin e saj edhe në kanalin e njohur "VIVA”Pas suksesit të disa këngëve në gjuhën angleze, Valton Krasniqi vazhdon të shënojë suksese të tjera me këngë edhe më të mira e të realizuara në gjuhë të huaja. Ai këto ditë pritet të paraqitet me një videoklip të ri dhe shumë ekzotik, të cilin e ka realizuar në qytetin turistik të Ohrit, në Maqedoni. Bëhet fjalë për këngën "One day”, e cila po ashtu do të ketë trasmetimin e saj edhe në kanalin e njohur "VIVA” në Zvicër. Valtoni kësaj radhe do të prezantohet me një ide më të veçantë. "Videoklipi është xhiruar në Ohër, në një muze shumë të vjetër dhe për këtë gjë na është dashur të kërkojmë leje nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, pasi Muzeu ndodhet në një fshat shumë të vjetër ekzotik”, thekson këngëtari. Kënga është punuar nga vetë Valtoni në bashkëpunim me Dj Ferrini për tekstin, kurse klipi është punuar nga Alexander.
Valtoni tregon se është shumë optimist që do të pëlqehet kënga të cilën e ka punuar me shumë përkushtim së bashku me një miks të dy zhanreve reggae & house, që e bën këngën edhe më të veçantë për stinën verore. Edhe pse ky projekt është punuar për kanale të huaja në Europë, Valtoni për fansat e tij ka kërkuar leje që klipi të trasmetohet në Kosovë e Shqipëri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D