Kryesore » 2011 » Korrik » 9 » Valton Krasniqi ngatërron orën, s’del për koncert në Tiranë
4:55 PM
Valton Krasniqi ngatërron orën, s’del për koncert në Tiranë
Në vend që të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë prezent në orën 12 të ditës, ai ka menduar se mbrëmja do të mbahej diku rreth orës 24Një mega reklamë për koncertin e Valton Krasniqit në Tiranë e realizuar për disa ditë me rradhë si duket shkoi huq. Këngëtari nuk është paraqitur në koncert pasi kishte ngatërruar orën e paraqitjes për shkak të keqinterpretimit nga ana e këngëtarit e orarit të cilin ia kishin thënë organizatorët. Koncerti ishte programuar të mbahej në taracën Resort në Tiranë dhe ka pasur cilësinë e një "beach party", por Valtoni ishte ngatërruar dhe në vend që të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë prezent në orën 12 të ditës, ai ka menduar se mbrëmja do të mbahej diku rreth orës 24 në mesnatë ku si zakonisht organizohen festat gjatë sezonit. Valtoni ndihej shumë keq për këtë rast pasi kishte mësuar se në koncert kishin ardhur shumë njerëz për të ndjekur performancën e tij dhe me këtë rast ka dashur dhe të kërkojë falje për gabimin të cilin e kishte bërë ai dhe stafi i tij që merren me organizimin e koncerteve. 

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D