Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Valton Krasniqi, kandidat për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”
7:19 PM
Valton Krasniqi, kandidat për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”
Këngëtari kosovar që jeton në Zvivër, Valton Krasniqi, është kandidatura kryesore deri tani për të përfaqësuar Zvicrën në Festivalin Europian 2012, i vetmi shqiptar që konkurron zviceranët. Votimet nisin sot në Zvicër për të zgjedhur përfaqësuesin, ndërkohë që Valtoni ka përfunduar këngën në variantin anglisht, me titullin "Turn off the lights”. Për pjesëmarrjen në këtë eveniment, Valtoni ka ftuar në duet një këngëtare të re nga Kosova, e vlerësuar për vokalin shumë të mirë dhe që quhet Vjollca Abdullahu. Kënga ka përfunduar para tre muajsh dhe është në stilin pop house. Valtoni është i vetmi këngëtar shqiptar që konkurron për të përfaqësuar Zvicrën në këtë festival. Ai ka pohuar se oferta erdhi pasi jam pëlqyer me këngën "Did you know”, dhe "One day” në kanalin muzikor VIVA, MTV. Më tej, ai sqaron se, "ata më kërkuan që edhe unë të kandidoj për Zvicrën, dhe mendoj që janë shanset e mira për mua që ta përfaqësoj unë këtë vend”. Valtoni është gjithashtu autor i këngës në bashkëpunim me Dj Zzap & Chris. Kënga "Pop&house” është një zhanër i pëlqyer dhe nga këngëtarja 20-vjeçare nga Kosova, të cilën ai e ka ftuar në këtë duet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D