Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Vali Corleone: Më vodhën 50 cent, do i kap per 500 mijë euro
3:50 PM
Vali Corleone: Më vodhën 50 cent, do i kap per 500 mijë euro
Personazhi i çuditshëm nga Kosova thote se videoja e kënges se tij duhet të kishte 4 milionë klikime, por në të vërtetë ka më pak.Javët e fundit, ndërhyrjet abuzive në videot e këngëve shqiptare në YouTube duket sikur janë bërë modë. Kjo histori nisi që në festivalin "Kënga Magjike”, ku u zbulua se disa këngëtarë kishin gjetur mënyrën për të blerë sa më shumë klikime. Këto ditë po ndodh e kundërta… Klikimet e shikuesve po "vidhen”, e po ndodh që të hiqen tërësisht videot e këngëve. Abuzuesit nuk janë frikësuar as nga një njeri "i pushtetshëm” si Vali Corleone. Personazhi i çuditshëm nga Kosova vetëm pak javë më parë publikoi këngën "Absolut”. Sipas tij, videoja e kësaj kënge duhet të kishte 4 milionë klikime, por në të vërtetë ka shumë më pak. Vali shpjegon të vërtetën e tij, duke kërcënuar. "Oficiali im në YouTube është Princvalentino Corleone, ku janë mbi 10 video, që kjo kompani, apo s’po di si t’i quaj ata (on air), nga Prishtina kujdesen për oficialin tim. Kam kontratë me ta për mbrojtjen e emrit tim, për mbrojtjen e videove false që po fusin ca njerëz të kategorisë ‘Zh’ (apo teprica të tokës absolut) dhe sipas kontratës, 30% të parave i marrin ata. Por çka ndodhi? Këta m’i kanë vjedhur shumë e shumë klikime dhe në fund para 2 ditësh m’i kanë vjedhur edhe 2 milionë klikime në oficial. Tash disa video kanë rënë në 10 mijë apo 20 mijë klikime, që unë 10 mijë klikime i bëj për 10 minuta absolut. Kënga "Absolut”, normal sipas hakerave që unë kam thirrur, duhej të kishte tani rreth 4 milionë klikime. Menjëherë kam kërkuar që të prish kontratën. Me m’i vjedh 50 cent, unë i harxhoj edhe 500 mijë euro vetëm që të sqaroj këtë gjë, Ok? U kam thënë atyre, që unë të gjitha paret ua kisha dhënë vetëm nuk ka kuptim me ia humb njerëzve atë çka kanë parë se është gjynah. I thashë, që ‘unë kur t’ju vij aty në zyrë juve, krejt kokën nëpër kompjutera jua thyej edhe me kerr brenda ju futem…’. Vendosa të nisem vetëm vetë por mu lutën shumë disa shokë që të mos e bëj këtë. Dy orë më kanë lutur që ‘mos e bëj’, por prapë nuk e di...”, - shkruan ndër të tjera ai, në faqen e tij të Facebook.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D