Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Tuna me foto të reja seksi
3:13 PM
Tuna me foto të reja seksi
Koleksionet e Blerinës që na bëjnë të shkëlqejmë
Të gjithë femrat në Kosovë e kanë "zili”, sepse stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova "vesh” të gjitha gjinitë më të bukura në vend, por edhe jashtë vendit Pas çdo veshje të emrave të njohur të ekranit fshihet ajo. Blerina Kllokoqi Rugova është një ndër stilistet më të njohura në Kosovë. Është kryefjala e modës dhe është gjithmonë e rrethuar nga fytyrat publike vendore pa lënë anash edhe ato ndërkombëtare. Në intervistën për gazetën "Bota sot” Blerina tregon për tendencat e fundit, gjithashtu tregon cilat fytyra publike i "vesh” ajo. Por stilistja Rugova nuk le pa përmendur as rëndësinë e mbiemrit që ajo mbanë, e cila thotë së unë ndihem e bekuar me pranin e bashkëshortit tim në çdo sekondë të jetës sime. Të gjitha këto për më tepër lexoni në intervistën e mëposhtme."Bota sot”:Znj.Blerina jeni një nga stilistët më të njohura në vend, prej nga ky talent i juaji që të stilizoni të tjerët, që të tjerët të duken të veshur bukur?Blerina Kllokoqi Rugova:Unë besoj që talentet, lindin dhe disa kanë fatin e mirë që të kultivojnë me pasion dhe dashuri punën prej dizejnatori e cila është punë krijuese dhe shumë inovative. Mendoj që jam në rrugën e mbarë, për ta zhvilluar talentin tim në këtë fushë. Ka shumë faktor që ndikojnë të zhvillohesh në këtë fushë, shija ndaj veshjeve, dëshirat për ngjyrat, sensi për tu kombinuar, ndjeshmëria për të bukurën dhe talenti është përfshirje e detajeve të lartë cekura, më lartë. Dëshirën për të eksperimentuar në këtë fushë e kam pas si e vogël, por në moshën madhore kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme zhvillimin akademik dhe profesional timin në fushën e modës. Duke u specializuar në këtë fushë. Parësore tek stilistet është që të prodhojnë një linjë të caktuar e cila është në funksion të personalitetit të individit. Dëshira për ti parë të tjerët për rreth meje, të veshur bukur asnjëherë nuk ka munguar. Unë mbetem thellësisht e bindur, se do të duhet të prodhoj me të mirën e mundshme për klientelen time. E pse jo tregut kosovar dhe Evropian t’i ofrojë një mundësi të barabartë zgjedhje, krahasuar me brand-et të cilat lëvrojnë në të njëjtën fushë sikur unë "Haute Couture”.

"Bota sot”:Cilat janë fytyrat publike çoftë këngëtar politikan që u punoni veshjet e tyre?
Blerina Kllokoqi Rugova:Janë të shumtë në numër dhe unë nuk do të ju hy në hak për të lënë pa përmendur ndonjërin nga ato, dëshiroj të nënvizoj që personalitet të shumta të industrisë së filmit, industrisë muzikore, dhe personalitete politike nga vendi dhe ndërkombëtarë janë kasta të cilën unë e veshi. Vlerësojë lartë komunikimin me ta dhe deri më sot nuk ka rastis të kem probleme teknike. klientela ime respekton brandin tim dhe zgjedhjen finale e bën me konsultues profesional të cilët rekomandojnë më të mirën për to. Por më lejoni ti falënderoj për besimin që kanë dhe energjinë pozitive dhe entuziazmin që reflektojnë kur marrin një dizajn timin. U jam shumë mirënjohës. 
"Bota sot”:Ju jeni stiliste që i zbukuroni të tjerët. Po Blerina a kujdeset për Blerinën, për veshjen, stilin?
Blerina Kllokoqi Rugova:Faleminderit për pyetjen, shpesh herë më ka rastis që të pyetem nga gazetaret se sa i kushtoj rëndësi veshjes. Unë kam kaluar fazat e manive për tu veshur me: Dior, Armani, Alexander Mcqueen, etj. Jo që sot nuk vesh nga këto dizejnator, por unë shpesh herë rastis të krijoj edhe për vete. Veshja ime ditore hynë në veshjet sportive, ndërkaq vëmendja ime kryesore është në veshjet e linjës Haute Couture, të cilën e lanqoj dhe vetë, kam adhuruar gjithmonë të veshëm me veshje të modës së lartë dhe për këtë jam shumë e lumtur.
"Bota sot”:Ju dizajnoni veshje të stilit " të rëndë” veshje të zonjave të rënda. Po Evës së vogël kush ia dizajnon veshjen?Blerina Kllokoqi Rugova:Në fakt po, Eva ka qenë inspirimi për një linjë të veçantë fustanesh, dhe në të ardhmen dëshiroj ta emërtoj këtë linjë si " EVA”, në industrinë e modës. Linja e veshjeve për të porsalindur dhe fëmijë, është e dezorientuar, dhe nuk e shoh që e merr vëmendjen e veçantë, gjithmonë prodhohet si linje me kërkesë të veçantë, por unë në fakt e prodhoj mjaft, dhe klientela është shumë e inkurajuar. Me këtë linjë kam veshur, Evën dhe fëmijë këngëtar, foto-modele, manekine. Teknika është e përsosur dhe materialet e përdorura janë të kushtueshme. Ndihem shumë veçantë kur sjelli fustane, "Hout Coture” për fëmijët. 
"Bota sot”:Keni bërë emër në fushën e modelimit e dizajnit. Megjithatë keni lidhë kurorë me djalë të një familje të nderuar në Kosovë. A është një përgjegjësi dhe një privilegj më shumë që Blerina përveç mbiemrit Kllokoqi të mbajë edhe mbiemrin Rugova?Blerina Kllokoqi Rugova:Jam e lumtur për faktin se tashmë pas një punë me përkushtim maksimal kam arritur të identifikohem si dizejnatore profesionale në fushën e modës së lartë, e cila si industri specifike ka një kosto të lartë ekonomike dhe nevojitet një përkushtim më i madh se në fushat tjera të stilimit. Tashmë e vetme, në vendin tonë por e suksesshme në lëvrimin e veshjeve të modës së lartë. Patjetër, për mua është dhe do të mbetët nderë dhe kënaqësi, mbajtja e mbiemrit Rugova përkrah mbiemrit Kllokoqi, me familjen Rugova lidhem akoma më shumë unë tashmë kam fëmijë dhe pres foshnjën e radhës, e cila do të shtoj gëzim në shtëpinë tonë. Mendimi është një bashkëshort dhe prind edukues i jashtëzakonshëm, unë ndihem e bekuar me pranin e tij në çdo sekondë të jetës sime. Uroj që të kemi shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur më fëmijët që na plotësojnë çdo ditë. Përgjegjësinë e kuptoj dhe mundohem të kem paraqitjen e denjët, dhe besoj ia dal mban me sukses.
KomentMe lejoni të ju falënderoj për mbështetjen mediale dhe kohën që ndani për të shpalosur para lexuesve, punën intensive dhe të natyrshme timen. Ju ftoj që të ndajmë këtë eksperiencë të bukur së bashku. Dhe po ashtu të marrim nga madhështia e fustaneve që do të gjinden në treg shumë shpejt. Ju urojë suksese në punën fisnike që ju bëni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D