Kryesore » 2011 » Shtator » 21 » Tuna e ka mendjen te “përkëdheljet”
1:20 PM
Tuna e ka mendjen te “përkëdheljet”
Sinjalet e vjeshtës i dha më në fund shiu i shumëpritur. Ka mjaftuar kaq që shpirtrat romantikë, sidomos artistët, të cicërojnë në profilet e tyre të rrjeteve sociale. Këngëtarja e mirënjohur Tuna, e cila pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti Rilind Reka, pasi kaloi një verë shpërthyese e me shumë dëfrime në disa nga plazhet më të bukur të Evropës; është prekur nga melankolia e vjeshtës, ndërsa këtë gjë e ka bërë me dije në FB edhe për fansat e saj."Shiu po rigon, është koha për përkëdhelje”, – ka shkruar Tuna, duke i përshëndetur miqtë e saj virtualë me këngën e fenomenit britanik të muzikës, Adele "Set fire to the rain”, – që e ka komentuar si një "këngë dedikuar atyre që bëjnë dashuri në këtë kohë romantike. Duke aluduar për një romancë të re në jetën e këngëtares, fansat e kanë pyetur Tunën se nga i siguron ajo përkëdheljet, por ajo i është përgjigjur se ato i merr nga fansat e saj.Nuk dihet a përkëdhelet nga dikush Tuna, të paktën për momentin, edhe pse pas divorcit, ajo u përfol për një lidhje me reperin e grupit "Skillz”, Ledri Vula, një ish i saj, por të dy e kanë mohuar të kenë krijuar diçka të re me njëri-tjetrin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D