Kryesore » 2011 » Gusht » 27 » Tuna dhe Blerimi, pushime se bashku?
3:01 PM
Tuna dhe Blerimi, pushime se bashku?
Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Rilind Reka dhe thashethemeve për seksualitetin e dyshimtë të saj këngëtarja maqedonase Tuna na bën të hipotezojmë për një lidhje të re dashurie.
Imazhi i fshehtë i kësaj enigme mban emrin e aktorit te famshëm hollivudian me origjinë nga Tetova, Blerim Destani. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë të dy personazhet publikë kanë filluar të frekuentojnë njëri-tjetrin. Hera e fundit ka qenë festa e organizuar në Kosovë nga Eliza Dushku, ku Tuna dhe Blerimi u panë të hynin në sallë përkrah njëri-tjetrit e të qëndronin së bashku përgjatë gjithë mbrëmjes. Nga ana tjetër fotot e pushimeve të tyre tregojnë destinacione të përafërta, qytete të mëdha të Europës dhe buzëqeshje rrezëllitëse në fytyrat e personazheve tanë. Ende nuk kemi një foto të përbashkët, por edhe nëse një e tillë vjen në ditët e ardhshme le të shpresojmë se nuk do justifikohet mediatikisht nën sloganin: "U takuam rastësisht".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D