Kryesore » 2011 » Korrik » 15 » Tallavaja e radhës
6:53 PM
Tallavaja e radhës
Kohët e fundit, shumë media i kanë kushtuar Çiljetës një hapësirë mediatike sa i takon look-ut të saj, përherë të ndryshëm, sesa aktivitetit të saj muzikor. U bë shumë kohë tanimë, rreth një vit që këngëtarja seksi - që mund të konsiderohet pa hezitim edhe një kërcimtare profesioniste - nuk ka dalë me një klip të ri, ndërkohë që dihet se këngët verore janë pika më e fortë e saj. Sipas parashikimeve, Çiljeta duhet të kishte nxjerrë në treg klipin e saj me Noizyn, por ky i fundit lançoi këngën "So hot” me Eni Koçin, ndërkohë që për projektin me Çilin nuk dihet se ç’bëhet. Por ja që nga këngëtarja që është bërë flokëkuqe, vjen lajmi që kënga e saj më e re, në bashkëpunim me Vanin - këngëtar që lëvron më shumë muzikën tallava dhe atë me ritme orientale - del së shpejti në ekranet muzikore. Natyrisht, kjo këngë mban firmën e Flori Mumajesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D