Kryesore » 2011 » Korrik » 13 » Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week
3:24 PM
Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week
Modelet e Joni Peçit, një javë para finales, ftohen të ndezin atmosferën në Vlorë me bikini.Ata janë në ethet e çmimeve të vitit që do të dorëzohen javën tjetër në spektaklin final "Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, që do të transmetohet në ekranin e "Tv Klan”. Se cilët do të jenë supermodeli dhe supermodelja 2011, mbase do të bëjnë diferencën në "Saint Tropez Beach Club” në Vlorë, ndërsa do të sfilojnë sot në mbrëmje në një "fashion party” në natën speciale të perfomancës së "Fly Project” në qytetin bregdetar. Modelët më të mirë që kanë arritur të përzgjidhen deri tani nga juria e spektaklit, do të mund të ndezin atmosferën sot në plazh, ndërsa do të përzihen në kërcimet e tyre me tre balerina profesioniste rumune. Do të jetë një natë ekstaze, me perfomancën live të "Fly Project”, të destinuar për të krijuar vetëm hite. Surpriza e kësaj mbrëmje janë pikërisht 40 modelët meshkuj e femra të "Joni Peçi Fashion Group”, të cilët janë ftuar të ndezin fantazinë e të gjithëve me trupat e tyre perfektë edhe pse janë shumë të rinj. Në këtë garë mini reality show që prezantohet nga Bledi Strakosha dhe Jonida Spahiaj konkurruan 60 vajza e djem që ndajnë emocionet e tyre me publikun në tetë javë spektakël.Modelët sfilojnë me tendencat e fundit të modës dhe juria i ka skualifikuar çdo javë deri në natën finale, ku do të zgjidhen "Super modelja” dhe "Super modeli” i vitit më 14 korrik. Në fund të kësaj maratone do të ndahen tri çmime, për modelin dhe modelen. Dy modelët që do të fitojnë çmimet e dyta përfitojnë nga një bursë shkolle, ndërsa çmimet e para, për modelen dhe modelin më të mirë të vitit, janë parashikuar nga 3 mijë euro dhe udhëtime në pasarelat e Milanos. Ndërkohë që nuk do të jenë vetëm këta fituesit, pasi minimalisht dhjetë modelët më të spikatur të përzgjedhur nga ky spektakël do të aktivizohen në agjencinë e re të modës, që Fadil Berisha dhe Joni Peçi po hapin në Nju Jork.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D