Kryesore » 2011 » Shtator » 12 » Stine: Në kurthin e abuzimeve të profileve fallco
1:44 PM
Stine: Në kurthin e abuzimeve të profileve fallco
Ditët e fundit, shumë gazeta kanë deklaruar për një lidhje të mundshme të Stines me rreperen nga Tetova, Lil Vlora dhe ky lajm tashmë, është përhapur ndjeshëm nëpër komente të ndryshme mediatike dhe jo vetëm. Shumë përsona të thjeshtë e kanë besuar lajmin, ndoshta për faktin se ai është përhapur kudo, por personi i vetëm i cili mund ta vërtetojë këtë "marrëdhënie” është Stine, i cili ka qënë i pari që është çuditur nga komentet e përhapura në drejtim të tij. I pyetur nga Trafik Vip për këto komente në media, Sine është shprehur: ”Unë nuk jam prononcuar për asnjë media dhe asgjë e thënë në to nuk është ë vërtetë. Për me tëpër, kur isha duke shkuar ne Prishtine, ka qënë momenti që e kam dëgjuar për here të pare këtë situate dhe më besoni, unë kam qënë personi i parë që nuk u kam besuar veshëve kur dëgjova të përmendej emri im në këtë formë, në deklarata që nuk mbartin aspak vërtetësi”.Sipas Stines, i gjithë ky keqkuptim e ka marrë spunton kryesore në rrjetin social më të klikuar në internet, në Facebook, ku është bërë tendencë tashmë që fansat e personazheve të njohur, të krijojnë profile fallco, duke abuzuar me emrin dhe gjithçka që i përket atyre. Mesa duket, një djalosh, identiteti i të cilit nuk dihet, ka krijuar një profil në Facebook më emrin e vërtetë të Stines, Ernest Duka, duke thënë në emrin e tij shumë e shumë deklarata, e për më tepër, duke i bërë fansat e Stines të mendojnë se po flasin me idhullin e tyre, kur ndërkohë, ai nuk është Stine i vërtetë.Ky profil fallco në facebook ka gënjyer shumë persona, duke përfshirë kështu edhe gazetarë, të cilët kanë pretenduar se kanë komunikuar dhe kanë intervistuar vetë Stinen në mënyrë elektronike. Rasti më i freskët është i njërës prej gazetave shqiptare dhe pikërisht "Game Over”, e cila ka dhënë para 2 javësh nje intervistë ekskluzive nga "Stine”, duke na bërë të mendojmë së edhe ata kanë rënë në kurth të këtij personi, pasi vetë Stine na ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë intervistë për këtë gazetë, madje na shprehu shqetësimin se edhe kjo gazetë e ka bërë të lidhur me një vajzë shqiptare që studjon në Londër, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.Më tej, Stine ka deklaruar: "I vetmi profil i imi real në Facebook është adresa me emrin Nesti Duka dhe vetëm aty mund të merren burimet e vërteta përsa i përket gjërave që më përkasin mua”. Realisht, personi i ashtuquajtur Ernest Duka në facebook, ka komunikuar për një periudhë afërsisht 3 mujore në internet me rreperen nga Tetova, Lil Vlora, duke shkëmbyer shumë biseda , duke komunikuar edhe me kamer në Skype me djalin i cili ka imituar Stinen në look, si edhe me syzet e tij karakteristike, duke e bërë vajzën të besojë, se ishte duke komunikuar me Stinen e vërtetë.Ndërkohë, në bisedën tonë më Stinen, ai na tregon: "Pak ditë më parë më erdhi një mesazh në facebook nga Lil Vlora (vajzë të cilën nuk e kam njohur kurrë, madje as nuk e di kush është), ku më pyeti nëse unë isha vërtetë Stine, dhe sigurisht që e pohova se isha unë. Më tej, vajza më pyeti nëse edhe nëse profili me emër Ernest Duka ishte i imi, unë i pohova: "Jo, është profil fallco”.Në ato momente, edhe vajza protagoniste në këtë histori u shpreh e habitur dhe më tha: "Ti nuk e ke shtëpinë në qytet studenti”? Atëherë e kuptova menjëherë që profili tjetër jo vetëm ka biseduar me shumë persona, por madje ka ndarë me ta edhe informacione të pabesueshme”,- shprehet Stine për "Trafik Vip”.Stine, një ndër kantautorët më të mirë në Shqipëri, ndihet keq që është bërë dashje pa dashje pjesë e kësaj historie dhe që tashmë, i duhet të hedhë poshtë të gjitha këto hipoteza që po pushtojne median për një marrëdhënië të tij të mundshme, me rreperen nga Tetova, Lil Vlora.
Vetë Stine është shprehur: "Në këtë periudhë të jetës time jam single dhe nuk ka hapësira për polemika të tjera”. Me pak fjalë, shpresojmë që situata të tilla të mos përhapen më në masë, për të mos alarmuar as publikun dhe as vetë personazhet e njohur shqiptarë, siç ndodhi në rastin konkret.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D