Kryesore » 2011 » Korrik » 31 » Soni Malaj pret vajzë
1:50 AM
Soni Malaj pret vajzë
Soni Malaj pret vajzë. Është ky lajmi i fundit që na vjen nga Spanja, atje ku dhe banon prej një viti këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Soni Malaj. Ndonëse ekoja ka qenë e parakohshme mjekët janë të sigurtë që gjinia e fëmijës së parë të Sonit është vajzë, raporton Bluetooth. Pas martesës pa shumë bujë me balerinin italian, Mirko, këngëtarja na befasoi të gjithëve me lajmin për shtatzëninë e saj. Soni është zyrtarisht bashkëshortja e Mirkos, si në dokumentacionin shqiptar ashtu edhe në atë spanjoll, ndërkohë që ceremoninë martesore e kanë lënë për një kohë të dytë. Çifti mezi po e pret ardhjen në jetë të kësaj fëmije. Soni gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërkohë që Mirko është kujdesur për mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Aktualisht çifti ndodhet në Sardenja ku po shijojnë pushimet e tyre. Kënga e re erdhi pikërisht atëherë kur askush s’e priste... "Nën lëkurën tënde”, është singëlli i ri i këngëtares së njohur që ka ardhur këtë herë mjaft mirë nën një klip të punuar E.S.P., studio e Erjon Zaloshnjës. Duke qenë se kjo këngë është bërë hit në radio, këngëtarja ka vendosur që singëlli i dytë i albumit "Unik”, i publikuar në klip të ishte pikërisht ky. Kënga është realizuar nga kompozitori, Flori Mumajesi, me tekst të Zhakut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D