Kryesore » 2011 » Korrik » 17 » Si ka ndryshuar jeta e Ledina Çelos pas lindjes dhe projektet e reja
4:37 PM
Si ka ndryshuar jeta e Ledina Çelos pas lindjes dhe projektet e reja
Këngëtarja po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë.Pak muaj më parë është bërë nënë, duke sjellë në jetë djalin, Erlisin, i cili dita ditës po rritet dhe prindërve u jep më shumë jetë ndërsa shtëpia ka gjallëruar nga belbëzimet e para. Por ky fakt nuk e ka penguar Ledinën që të përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë. Pasi lançoi klipin "Dangerous” që u shndërrua hit në diskoteka, ajo pregaditet të godasë përsëri në shenjë, këtë rradhë me dy këngë të reja të cilat premierën do e kenë në muajin tetor. Në një intervistë të dhënë në gazetën "Panorama plus” ajo ka treguar më shumë rreth jetës së saj bashkëshortore dhe projekteve muzikore.
Si e pritët momentin së bashku me Naimin kur mësuat se do të keni fëmijë?
Ishte një kënaqësi e madhe kur kuptuam se do bëheshim prindër.
Kur erdhi në jetë Erlisi, cila është fjala e parë që keni thënë në momentin që e keni pasur në duar?
Di që kam qarë nga gëzimi kur Erlis erdhi në jetë.
Po Naimi si e përjeton tashmë faktin e të qenit prind?
Fjalët e Naimit janë: "I lumtur dhe shumë krenar…”
Sa ka ndryshuar jeta juaj me ardhjen e Erlisit?
Natyrisht që ka ndryshuar. Kam të tjera obligime dhe shumë përkushtim për vogëlushin.
Kush ia vendosi këtë emër të bukur?
Në fakt kishim disa emra të zgjedhur si dhe sygjerime nga të afërmit. Por duke qenë se jetojmë në një vend me shumë gjelbërim ku ka dhe shumë pemë të larta si lisi, unë me bashkëshortin tim i kemi shumë pasion shëtitjet në natyrë. Emri i Erlisit erdhi shumë natyrshëm nga vetë Naimi duke bashkuar, erën dhe lisin që formohet Erlis.
Si është një 24 orësh i Ledinës si nënë, cilat janë obligimet e tua?
Është e vërtetë që ditët tashmë janë ndryshe nga më parë. Orët ikin shumë shpejt. Erlisi rritet çdo ditë dhe kanë filluar belbëzimet e para të zërit e kjo më bën të ndihem shumë e lumtur. Dua të jetoj çdo moment ndjesitë, reagimet e tij fillestare. Ai i ka dhënë jetë shtëpisë….
Keni thënë që pas lindjes do të vazhdoni sërish aktivitetet muzikore, na trego ku kanë ngelur projektet tua dhe çfarë synoni më saktësisht të arrini?
Në muajin tetor do të promovoj dy këngët e mija të reja këtu në Gjermani.
Disa projekte të tua tashmë po qarkullojnë nëpër radiot dhe televizionet gjermane, sa je e kënaqur me këtë fakt dhe a është plotësuar ndonjë ëndërr e juaj me këtë rast?
Jam e kënaqur dhe e quaj një arritje për faktin që hyri në chart ku konkuronte me hitet botërore të momentit. Kënga "Dangerous” filloj të luhej në diskotekat gjermane si fillim. Duke qenë se u kërkua nga shumë DJ dhe pati shumë klikime, ajo hyri automatikisht në chartsin gjerman. Pa dyshim dhe videoklipi i dha një vlerë kësaj kënge.
Pas këngës "Dangerous”, cilat janë projektet tua të cilat do të pasojmë tashmë?
Pas "Dangerous” kam disa projekte të cilat do i’a lë kohës t’i tregojë.
Po në Shqipëri do të lançoni ndonjë projekt apo keni hequr dorë nga kompeticionet këtu?
Për këto projekte për të cilat fola më lart, patjetër që do të jetë pejsë edhe vendi im, ku do të lançohen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D