Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Së shpejti albumi i ri i Gentës
8:02 PM
Së shpejti albumi i ri i Gentës
Adhuruesit e saj tashmë janë duke parë një Gentë tjetër, pasi që ajo ka përgatitur një këngë që shkon më shumë nga rocku. Këngën e ka titulluar "Pa ty” dhe tashmë e ka realizuar edhe klipin.
Ashtu siç ka paralajmëruar shumë surpriza për adhuruesit e saj, Genta ka filluar t’i shpalos projektet e veta, por kësaj radhe me ndryshime siç di ajo të befason. Madje ky angazhim i madh në këngë ka bërë që ajo ta lë anash edhe jetën e saj private respektivisht dashurinë.
Dëshirën për të sjellë diçka ndryshe, Genta e ka shprehur kohë më parë duke thënë se po merret me veten e saj (imazhin) dhe me zhanret e këngëve
"Së shpejti ata do ta kenë në duar një CD timen, me këngë të reja, ku do të paraqitem me një imazh të ri, do kem video-klipe të reja dhe shumëçka tjetër. Jam munduar të jap maksimumin në mënyrë që të nxjerr më të mirën dhe një anë tjetër që publiku nuk e ka pa deri më tani”, patë thënë ajo.Ndryshe, vetëm për një javë në youtube, kënga e saj "Pa ty” është klikuar më shumë se 74.712 herë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D