Kryesore » 2011 » Dhjetor » 21 » Saranda Hasani, ylli shqiptar që po lind (+VIDEO)
8:04 PM
Saranda Hasani, ylli shqiptar që po lind (+VIDEO)
Celine Dion e dytë, kështu e quajnë të gjithë në vendin e saj në Kristianstad të Suedisë. Talenti për këngën ka bërë që të korr shumë suksese në Suedi, ndërsa tani sapo ka nisur karrierën e saj në Kosovë. Saranda Hasani vetëm 15-vjeçare është marrë me këngë që në fëmijëri, duke qenë aktive nëpër shumë organizime shkollore dhe shtetërore. Pastaj pas një pauze për 3 vjet, ajo iu rikthye këngës duke kënduar më shumë në gjuhën angleze. Tani sapo ka realizuar këngën e saj të parë në gjuhën shqipe me titull Më jep dashuri me tekst të Mentor Latifit, ndërsa kompozim dhe orkestrim të Zeqirja Bajramit. Edhe pse është e lindur dhe e rritur në Suedi, ajo në asnjë prezantim të saj nuk harron të përmendë se rrjedh nga Budriku i Vitisë. Edhe pse jetoj larg Kosovës, dua që me shpirt të jem gjithnjë këtu. Dëshiroj që karrierën time muzikore tani ta ndërtoj edhe në Kosovë, të këndojë shqip dhe të kem adhuruesit e mi. Shpresoj që me lançimin e këngës së parë në gjuhën shqipe të depërtoj në skenën e muzikës kosovare, ka thënë ajo për Zëri. Saranda tani këto ditë planifikon që këtë këngë ta lansoj edhe në gjuhën angleze për faktin se e ka realizuar edhe në versionin anglisht
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D