Kryesore » 2011 » Dhjetor » 19 » Rrëmujë për Ardian Bujupin (+FOTO)
1:41 AM
Rrëmujë për Ardian Bujupin (+FOTO)
Fëmijë dhe të tjerë, pak më të rritur, filluan të shtyheshin, për të qenë afër idhullit të tyre, kur u mor vesh se Ardiani po vinte.Super ylli shqiptar nga Gjermania, Ardian Bujupi, në kuadrin e turit të tij për promovimin e albumit të parë, sot ka qenë mysafir në lokalet e qendrës tregtare Mediamarkt të Winterthurit.Me qindra tinejxherë (dhe prindër të tyre) shumica e madhe e tyre shqiptarë, kishin zënë me korridoret e Mediamarkt-it, në periferi të qytetit, më shumë se një orë para se të vinte këngëtari i tyre i adhuruar.Fëmijë dhe të tjerë, pak më të mëdhenj se ta, filluan të shtyheshin, për të qenë më afër idhullit të tyre, kur u mor vesh se më në fund Ardiani po vinte.Pasi u drejtoi një përshëndetje në gjhuhën gjermane, Bujupi këndoi këngën "This is my time", duke nxitur ovacione të fuqishme dhe duatrokitje te adhuruesit e tij të rinj.Pastaj Ardiani filloi punën e tij më të mundimshme nëpër turne, dhënien e autogrameve. Masa e tinejxherëve, shumica vajza, dyndej drejt skenës së improvizuar, duke penguar herë-herë rrjedhën më të shpejtë të dhënies së nënshkrimeve.Ardian Bujupi vazhdoi të japë nënshkrimet edhe për një kohë të gjatë, ndërsa masa, vazhdonte të klithte emrin e tij në shenjë adhurimi.



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D