Kryesore » 2011 » Tetor » 2 » Rozana Radi ngatërron adresë, përfundon në dasmën e gabuar
8:59 PM
Rozana Radi ngatërron adresë, përfundon në dasmën e gabuar
Ishte nisur për të shkuar në dasmën e mikeshës së saj dhe përfundoi në dasmën e një të panjohure. Ngjarja që i ka ndodhur pak kohë më parë këngëtares Rozana Radi, ka kaluar gojë më gojë ndër kolegët e saj, të cilët sot e rrëfejnë në formë barcalete. Këngëtarja e ftuar për të marrë pjesë në dasmën e mikeshës së saj, mesa duket ka ngatërruar adresën e lokalit ku organizohej ceremonia. Për çudi, në të njëjtën rrugë, por në një lokal tjetër, po organizohej një ceremoni tjetër martese, në të cilën ka përfunduar gabimisht këngëtarja. E ndodhur mes një grumbulli të madh njerëzish, këngëtarja në fillim nuk e ka kuptuar këtë incident dhe e kupton kur shkon të urojë nusen. Vetëm gjatë përballjes me të, këngëtarja ka mundur të kuptojë se vajza që martohej, përveçse ishte veshur me fustan të bardhë, nuk kishte asgjë të përbashkët me mikeshën e saj. Këtë situatë komike këngëtarja e ka kaluar me humor, duke i dhuruar çiftit falas disa nga këngët e repertorit të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D