Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Rezarta Shkurta: “Ne bote e spektaklit paragjykohesh nga pamja e jashtme
10:23 PM
Rezarta Shkurta: “Ne bote e spektaklit paragjykohesh nga pamja e jashtme
Rezarta Shkurta eshte kengetarja, e cila u be e njohur qe ne daljet e para ne skene, kjo edhe saje fizikut te saj shume te bukur. Kengetarja ish-Miss Durresi, e ka nisur rrugen e kenges ne moshe fare te vogel, duke marre pjese ne Pallatin e Pioniereve.Pikerisht, kete periudhe te jetes se saj, e kujton me shume nostalgji.
Ne rrefimin e saj per gazeten "Koha Jone”, Rezarta tregon dhe pasionin e saj per fotografine, pasion te cilin kengetarja e kultivon me shume dashuri madje shume shpejt mendon te hape nje ekspozite me fotot e bera nga vete ajo. Motoja e saj, eshte pikerisht ajo qe e ben te mos ndalet para asgjeje, pasi sic u shpreh vete Rezarta, kur deshiron dicka qe nuk e ka pasur kurre, per te plotesuar deshiren e saj, do te bente edhe gjera qe nuk i kishte bere kurre. Kurse thekson se "publiku shqiptar e do shume thashethemin”Tashme jeni e njohur per mbare publikun. Mund te na thoni, si ka nisur kenga te ju?
Shume vite me pare, kur une isha vetem 10 vjece dhe si te gjithe femijet e asaj moshe, vecanerisht vajzat, kisha deshire te kendoja dhe te vallezoja. Kete zakonisht e beja neper shtepi dhe prinderit, duke e pare kete deshire timen, me regjistruan ne Pallatin e Pionierit ne Durres. Keshtu fillova te merresha ne menyre me profesionale dhe filloi rruga ime me kengen, qe deri ne ate kohe ishte thjesht nje deshire feminore.

Dihet se periudha me e bukur dhe e veshtire njekohesisht, per te gjithe eshte adoleshenca. Mund te ndani me ne, ndonje kujtim te bukur nga adoleshenca juaj?

Do te kisha shume deshire te ndaja me lexuesit dicka te bukur, por e gjithe adoleshenca ime ka qene aq e bukur, sa e kam shume te veshtire ta ndaj ne copeza ne nje kohe kaq te shkurter. Une e kujtoj me shume nostalgji ate periudhe te jetes sime, ashtu si nje te teren.

Ju mbani dhe nje titull "Miss” mbi supe. Mendoni se bukuria ju ka ndihmuar apo jua ka veshtiresuar karrieren tuaj?

Me ka ndihmuar deri diku, sepse sigurisht pamja e pare eshte ajo qe te godet, dhe pavaresisht se gati te gjithe nuk e pranojne, por jemi te prirur per te paragjykuar nisur nga pamja e jashtme. Aq me teper qe bota e spektaklit e ka shume te rendesishem imazhin, por ka pasur dhe efektet e saj anesore. Pasi te gjithe kujtojne se vajzat e bukura jane thjesht te tilla dhe shpesh te duhet t’u kujtosh te tjereve se je edhe profesioniste ne punen tende.

Nje nder pasionet e tua, eshte edhe fotografia. A do te mund te benit nje zgjedhje midis kenges dhe fotografise, nese do ju kerkohej nje gje e tille?

Une ne radhe te pare, do te doja qe mos me kerkohej kurre nje gje e tille, pasi nuk i preferoj shume zgjedhjet, megjithate ne keto momente me kapet pak ne befasi. Ndoshta, do te zgjidhja fotografine. Nuk do te doja qe te behesha pishman ne zgjedhjen time, megjithese s’e di.

Meqenese fotografia per ju, qenka me shume se nje pasion i thjeshte, keni menduar ndonjehere te hapni nje ekspozite tuajen personale?

Sigurisht qe e kam menduar dhe po pergatitem per kete ekspozite. Pasi te hapesh nje ekspozite kerkon kohe dhe duhet menduar me kujdes. Shpresoj dhe uroj qe ta realizoj sa me shpejt.

A ka Rezarta nje moto te sajen qe e udheheq?

Une e kam moton time dhe me udheheq shpesh ne ditet e mia: Nese do te kesh dicka qe nuk e ke pasur kurre, bej dicka qe nuk e ke bere kurre. (Qesh)

Publiku ju sheh gjithmone nepermjet ekranit, si nje vajze qe i kushton vemendje imazhit te saj. Por sa kohe i kushtoni look-ut tuaj ne jeten e perditshme?

Vertet publiku me sheh ne ekran dhe ne skene, dhe sigurisht aty te duhet t’i kushtosh shume vemendje llok-ut; aq me teper qe mua me pelqen qe te pershtat shume llok-un tim me kengen qe do te kendoj, ne menyre qe performanca ime te jete sa me e mire dhe e kompletuar. Por ne jeten e perditshme, nuk eshte aspak keshtu. Per llok-un tim gjate dites kujdesem shume pak, dhe jam shume sportive, pra, krejt e kunderta e vajzes se ekranit.

Cili eshte sekreti i nje "Miss”-i per t’i ruajtur linjat trupore?

Me vjen keq, qe do t’i zhgenjej pak fanset e mia, por nuk kam asnje sekret, perkundrazi nuk jam shume e kujdesshme ne ate qe konsumoj. Thjesht eshte fat qe kam nje metabolizem te mire.

Ju se fundi keni marre pjese ne festivalin "Kenga Magjike”. Si e shihni kengen tuaj ne ate konkurrim?

Nuk mund te them asgje, pasi ende nuk i kam degjuar te gjitha kenget per te dhene nje gjykim se si mund te vleresohet kenga ime.

Ne emisionin "E Diela Shqiptare”, moderatori Ardit Gjebrea kishte organizuar lojera te ndryshme, nder te tjera edhe nje loje ndermjet teje dhe Rozana Radit. Mos valle ishte nje forme per te vendosur paqen mes jush?

Bota e artit, ashtu si gazetaria, ka kroniken roze dhe ate artistike. Keshtu qe edhe ne, pervec artit, dhurojme edhe ate, qe publiku shqiptar e do aq shume, thashethemin.

Keni disa vite qe bashkejetoni me te fejuarin tuaj, kur do ta shohim Rezarten te veshur me te bardha?

Une, ne fakt, jam e martuar prej vitesh tashme. Sa i perket veshjes sime me te bardha, pra te berit dasme, nuk e di. Personalisht, nuk jam shume pro ketij rituali.

Ky vit duket se ka qene "sezon” shtatzenish, pasi kane qene dhe jane te shumta koleget tuaja, te cilat jane bere dhe presin te behen nena. Po Rezarta, e ka menduar se kur do te jete gati per t’u bere mama?

Une sigurisht, qe e kam menduar sepse, femija eshte fryt i dashurise. Por mendoj se te besh nje femije eshte nje pergjegjesi qe duhet menduar mire dhe mama duhet te behesh kur je gati edhe menderisht, per te qene e tille. Per momentin, mendoj se jam ende shume e re.

E keni menduar se sa femije do te deshironit te kishit ne te ardhmen?

Mbase tani shume nga grate do te me gjykojne, por mua do te me pelqente te kisha vetem 1 vajze. (Qesh).

Dhe se fundmi mund te na thoni, cilat jane projektet tuaja me te aferta?

Projektet e mia te radhes jane perfundimi i nje kenge te re, e cila do te jete e ritmeve house. Por gjithashtu kjo kenge re do te jete e shoqeruar edhe me videoklip. Titullin, po jua le surprize.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D