Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Rezarta Shkurta: Me Rozanën u zumë për Ermalin
4:32 PM
Rezarta Shkurta: Me Rozanën u zumë për Ermalin
"Marrëdhënia jonë ka qenë gjithnjë e pasinqertë, sepse Rozana Radi më parë ka qenë e lidhur me bashkëshortin tim të tanishëm. Më pas ne kemi pasur një mosmarrëveshje në VIP Shpia”. Kjo është me pak fjalë dëshmia e dhënë nga këngëtarja Rezarta Shkurta në lidhje me përleshjen me kolegen Rozana Radi në dhjetor 2010 në Tiranë.
Prokuroria e kryeqytetit ka dërguar në gjykatë dosjen penale ndaj Rezarta Shkurtës, me akuzën e plagosjes ndaj Rozana Radit. Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë nga Prokuroria e Tiranës, e pandehura Rezarta Shkurta është konfliktuar me shtetasen Rozana Radi duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës. Si pasojë e këtyre goditjeve, shtetases Rozana Radi i janë shkaktuar dëmtime që klasifikohen në plagosje e lehtë. Të gjitha dëmtimet janë në pjesën e fytyrës. Në dosje thuhet se është pyetur shtetasja Rezarta Shkurta, e cila sqaron se ka pasur konflikt me shtetasen Rozana Radi dhe marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të sinqerta, pasi Rozana ka qenë e lidhur para shumë kohësh me shtetasin Ermal Hoxha, bashkëshortin e Rezartës. 
Sipas Rezartës, ato kanë pasur konflikt edhe në një emision të zhvilluar nga një televizion në Kosovë. Në lidhje me ngjarjen, Rezarta shpjegon se nuk e ka sulmuar Rozanën dhe se ajo ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi është sulmuar nga Rozana. Rezarta mohon që ta ketë goditur në fytyrë Rozanën. Duke iu referuar provave dhe aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se Rozana Radi është dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe Rezarta Shkurta vetë nuk ka pasur asnjë dëmtim. Ky fakt tregon se personi i dëmtuar në rastin konkret është shtetasja Rozana Radi. Duke kryer veprimet e mësipërme (goditur dhe plagosur lehtë shtetasen Rozana Radi), Rezarta Shkurta ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale të "plagosjes së lehtë me dashje” të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D