Kryesore » 2011 » Dhjetor » 15 » Rexhepagiq: Dua Ardit Gjebrenë tek "E Diell"
7:52 PM
Rexhepagiq: Dua Ardit Gjebrenë tek "E Diell"
Ai quhet Armend Rexhepagiq. Kjo është intervista e tij e parë në media, ekskluzive për �Bluetooth�. Të gjitha komentet e tjera do të ishin boshe. Çdo fjali e tij e thënë artistikisht po aq bukur sa një shkrimtar që ka fituar Nobel, e bëjnë këtë intervistë të papërsëritshme. "Nëse flasim për nivel televiziv, unë jam ithtar i rregullës televizive të mbarë botës moderne: vetëm mosndryshimi është ecje prapa! Ndryshimi gjithmonë flet se jeni gjallë, se keni gjak të ri, se jeni duke ecur e jo duke ndenjur shtrirë e rehat në kolltukun tuaj të vjetër! Po të pyetesha unë, ndryshimet do të ishin edhe më ngacmuese", deklaroi Armend Rexhepagiq. "Unë do të doja ta shihja Ardit Gjebrenë në Top Channel dhe në E Diell! Kjo do të ishte lëvizja më goditëse televizive! Qëllo aty ku se pret askush! Ndonjëherë të gjakoset grushti, por së paku jeton me lumturinë që ta sjell vizioni largpamës dhe guximi. Besoj se edhe Adi Krasta, pasi la vulën e vet në E Diell, ndryshon kahjen për ta dhënë vulën e vet diku tjetër. Ashtu si edhe unë ika për ti vulosur ca gjëra të tjera në jetë", u shpreh këngëtari shqiptar nga Kosova në një intervistë për suplementin "Bluetooth"
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D