Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Remzie Osmani me dy këngë të reja
11:46 PM
Remzie Osmani me dy këngë të reja
Remzie Osmani është e dhënë pas këngës. Zëri dhe interpretimi i saj pushtojnë çdo njeri. Ajo sapo ka realizuar dy këngë të reja, të cilat thotë se do t’i publikojë shumë shpejt.Njëra këngë është baladë, ndërsa tjetra këngë ritmike verore. Në këto dy këngë ajo ka bashkëpunuar me Edi Baliun, Virusin, Ilir Beranin etj. Është mjaft e kënaqur me këtë projekt muzikor dhe pret që të pëlqehet në publik."Sapo kam përgatitur dy këngë të reja, nga të cilat pres suksese. Jam munduar të punoj me krijuesit më të mirë dhe besoj se ia kam arritur. Të dy këngët kanë tematikë dashurie, njëra titullohet "Drita e syve”, ndërsa tjetrën pritet ta emëroj gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ajo për "Zëri”.Remzija kohë më parë ka lansuar këngën "Maturantët”, e cila është mirëpritur në publik dhe vazhdon të pëlqehet ende. "Javë më parë kam lansuar një këngë për maturantët dhe është pëlqyer shumë, shpresoj që edhe këto dy këngë që po i lansoj të pëlqehen sikurse ‘Maturantët’”, shton ajo.Sipas Remzies, balada do të lansohet bashkë me videoklip, të cilin e ka punuar në Shqipëri me produksionin "Max Produktion”. Gjatë këtij sezoni veror ajo planifikon të realizojë edhe disa këngë e videoklipe të reja. Ndërsa sa i përket albumit, nuk e ka në plan këtë vit."Kam parë se këtë vit një numër i madh i këngëtarëve kanë realizuar albume, kështu që unë nuk e kam në plan. Po ua lëshoj rrugën të tjerëve të realizojnë albume dhe të kenë suksese në to”, përfundon ajo.
Ndërkaq, sa u përket angazhimeve të saj me koncerte e mbrëmje muzikore, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D