Kryesore » 2011 » Tetor » 9 » Redon Makashi: Drejt marteses po shkoj me hapa te ngadalte
6:17 PM
Redon Makashi: Drejt marteses po shkoj me hapa te ngadalte
Si nje nga muzikantet e vertete te viteve ’90-te, ku silleshin ndjenja te holla ne nota dhe proteste e vertete ne vargje, Redon Makashi ka vendosur te rikthehet fuqishem ne treg.Nuk ishte nje dalldi momenti, por nje kenge e frymezuar nga dashuria qe te le pa gjume. Ai shquhet per balada si kjo e fundit ne "Kenga magjike”, por konkurrimit ne nje festival i kthehet pas shume vitesh. Si nje nga muzikantet e vertete te viteve ’90-te, ku silleshin ndjenja te holla ne nota dhe proteste e vertete ne vargje, Redon Makashi ka vendosur te rikthehet fuqishem ne treg. Ka risjelle ne skene pas 17 vitesh grupin ARB, dhe pas nje periudhe terheqjeje nga tregu i muzikes, ai vendos te shfaqet me shume klipe, me nje album te titulluar "Bota ime”. Ne kete interviste per gazeten "Panorama”, kantautori zbulon te fshehtat e jetes se tij, te sjelle ne 11 kenget e albumit te ri, ku trishtimi per eklipsimin e muzikes se vertete, dashurine dhe nostalgjine per Tiranen e dikurshme vijne ne nje ditar muzikor.Redon, rikthen grupin ARB ne skene, pse kjo rimbledhje e grupit qe u shperbe ne vitin 1994? 
Ne fakt, nga pjesetaret e grupit "Arb” mungonte Genti, kitaristi i grupit, te cilin do doja shume ta kisha prane ne kete dalje te re artistike se bashku, por ai nuk mundi te behej pjese, pasi kishte detyrimet e tij. Per sa i perket pyetjes se cila ishte arsyeja qe me shtyu ta rimbledh grupin ARB, do te thosha qe nuk ka qene nje deshire e momentit. U be kohe qe doja t’i kisha prane ne daljet e mia ne skene, por dihet eshte sakrifice e madhe t’i besh bashke serish, aq me teper qe nuk jemi me ata djemte 20-vjeçare qe rendnim pas pasionit. Instrumentistet jane te gjithe te ikur, madje dhe jashte, si bateristi qe erdhi nga Anglia, ndersa kitaristi eshte nje djale nga Struga.
A ishte ky nje ritakim simbolik dhe do mund te perseritet? Sa e mundur eshte te rivazhdoni si grupi "Arb” ?
Ne fakt, eshte e veshtire, aq me teper qe jeta i ka ndryshuar njerezit, nuk jemi me ata djemte e rinj te dikurshem, tashme kemi botekuptime te ndryshme. Rrjedha e jetes ka ndryshuar per disa e shume prej tyre kane krijuar familje. Do te jete e veshtire te qendrojme te bashkuar, por le te shohim.
Nderkohe i kendon gjithmone dashurise, edhe kete here me baladen «Me ler te fle». Shpesh je komentuar si artisti i vuajtjes ne dashuri, te ka ndodhur dhe ne jete keshtu?
Ne baladen «Me ler te fle», dashuria eshte nje ndjenje e pakapshme. Madje, edhe videoklipin kam menduar ta realizoj me nje hije ne vend te femres, qe nuk kapet asnjehere, pra qe eshte gjithmone ajer. Vargjet e kenges flasin per nje femer, qe nuk e le asnjehere te qete kete njeri te marre fryme, aq sa i shfaqet dhe ne gjume.
Eshte nje kenge vjeshte, e momentit, apo nje krijim qe je marre gjate?
Keni te drejte kur thoni kenge vjeshte, pasi ne pergjithesi per mua fundi i muajit gusht eshte nje periudhe kur ndihem i frymezuar, per te shkruar ne fillim vjeshte. Por kjo kenge nuk eshte nje krijim i momentit, pasi kam qe ne pranvere qe punoj per te, bashke me Gent Myftarajn.
Thua qe dashuria perceptohet si nje hije, eshte ky nje konkluzion artistik apo nga jeta jote reale?
(Qesh) Eshte nje konkluzion artistik, pasi ne jeten e vertete dashuria eshte nje ndjenje me e kapshme, me reale.
Te flasim pak me konkretisht, cila eshte dashuria jote e vertete, e madhe?
Ndoshta po flas me egoizem, por eshte muzika ajo qe me shoqeron. Eshte ajo qe jam dashuruar shume, dhe brenda saj jane te gjitha, femrat dhe dashuria.
Per disa artiste, martesa eshte hap qe s’ben per ta, po ti e ke ne planet e tua?
Une do martohem nje dite patjeter. Por mendoj se per te mberritur atje, me duhet te bej hapa te ngadalte, por te sigurt. Asgje konkrete s’mund te them tani, pasi do shprehem vetem ne momentin qe do t’i bej publike gjerat. Dhe kete e bej jo pa qellim, por pasi kam deshire t’i hedh hapat ashtu si duhet, qe pas nje martese te mos kete ndarje.
Por shpesh je diskutuar per lidhjet e tua, cili je ti jashte muzikes?
E di qe qarkullojne opinione te ndryshme, qarkullojne zera sa te vertete, aq edhe te pavertete. Deri tani kam qene pak i terhequr ne boten time e, meqe ra fjala, keshtu e kam titulluar dhe albumin tim te ri, pikerisht «Bota ime».
Pse "Bota ime”, sa te verteta nga jeta jote gjen ne kenget e tij?
"Bota ime” eshte per faktin se shume vite kam bere terheqje ne muzike, pasi nuk e gjeja veten ne kete treg. I gjendur shpesh i stopuar ne kete mish-mash te tregut muzikor, here pas here ndihesha i perjashtuar. Ndaj, mendova si fillim festivalin «Kenga Magjike», si nje trampoline apo nje vend ku do parkoj si fillim, per te rinisur prape me muziken.
Si nje artist me emer, i rikthehesh pas tete vitesh konkurrimit. Çfare ndjesie eshte kjo?
Normal qe ne konkurrim perballesh me vleresime nga me te ndryshmet, dhe kjo te ben ta mendosh disa here pjesemarrjen ne nje gare, sidomos kur hyn ne konkurrim me nje background te gjate. Konkurrimi eshte shume emocionues per kedo dhe une personalisht me te lehte e kam te jap nje koncert recital. Por mendova qe kete vit te dal fuqishem ne treg dhe t’ia nis keshtu qe te mos thone Redoni po fle gjume. Perkundrazi, gjithmone kam punuar dhe puna ime do te degjohet me daljen e disa klipeve dhe albumit.
Nje kenge pa dashuri, cila mund te ishte?
Eshte nje klip tjeter, qe i kushtohet dashurise, por jo per femren, per qytetin e Tiranes. Eshte nje proteste per ndryshimet e medha ne qytetin tim, sa tani ndihem une i huaj. Jam ndier keq, qe s’jane me shtepite e vjetra dhe miqte e dikurshem. Ndaj kam menduar qe me rok klasik te sjell nje proteste te brezit tim, qe ndien nostalgji per Tiranen e dikurshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D