Kryesore » 2011 » Shtator » 15 » Projekte të shumta për Milotin
11:16 AM
Projekte të shumta për Milotin
Miloti tani do të fillojë sezonin e ri që shpreson të ketë suksese. Ndonëse planifikon të nisë punën edhe për përgatitjet e vitit të ri. "Tashmë jam më se i zënë në produksion dhe jemi duke punuar vazhdimisht për projektet të reja muzikore. Po ashtu së shpejti do të nisim punën edhe për programet e vitit të ri”, shton ai.Është bërë një kohë e gjatë qëkur Miloti është bërë pjesë e emisionit "Kabare” në RTV 21. Puna në produksion e bën të ndjehet mirë dhe shpreson që edhe më tej do të vazhdojë punën në të. "Tashmë jemi bërë si një familje në emisionin ‘Kabare’ të Florin Kelmendit. Është kënaqësi të punohet me një ekip të tillë”, ka thënë ai për "Zëri”.Miloti tani do të fillojë sezonin e ri që shpreson të ketë suksese. Ndonëse planifikon të nisë punën edhe për përgatitjet e vitit të ri. "Tashmë jam më se i zënë në produksion dhe jemi duke punuar vazhdimisht për projektet të reja muzikore. Po ashtu së shpejti do të nisim punën edhe për programet e vitit të ri”, shton ai.Miloti vazhdon të jetë anëtar i grupit "Corona”, me të cilët thotë se planifikon të realizojë disa këngë e klipe të reja. Përveç punës në produksion dhe si muzicient ne "Corona”, Miloti nuk është duke u marrë me diçka tjetër, sapo është kthyer nga pushimi veror, në të cilën thotë se ka kaluar mjaft mirë, ndonëse nuk preferon të tregojë nëse ka qenë i shoqëruar me dikë apo jo.
"E kam kaluar shumë mirë këtë pushim veror, ndërsa sa i përket jetës private, çdo ditë e më shumë po ndihem më mirë prapa gjithë asaj që po më lumturon”, tha në fund Miloti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D