Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Plas xhelozia mes Shpatit dhe Ermalit shokë të dikurshëm
11:26 PM
Plas xhelozia mes Shpatit dhe Ermalit shokë të dikurshëm
Shpesh kemi folur për zënka dhe miqësi të reja që po krijohen mes artistësh, disa nga interesi e disa nga vetë miqësia.
Protagonistë këtë herë janë dy këngëtarët e mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Shpat Kasapi, të cilët një kohë ishin të pandashëm dhe shumë miq. Dikur bënin shumë koncerte bashkë dhe gjithmonë paraqiteshin nëpër programe televizive duke komplimentuar njëri-tjetrin, kurse tani, prej disa muajsh nuk duan të dëgjojnë emrin e njëri-tjetrit, duke u konsideruar rivalë. Këtë fakt nuk do e kishim mësuar sikur të mos kishim biseduar me disa persona që i njohin të dy këngëtarët. 

Gjatë një bisede të realizuar me disa miq të tyre të cilët dëshironin të mbesin anonimë, treguan se mes Shpatit dhe Ermalit kanë ndodhur gjëra jo të mira. Ata të dy nuk duan të shohin njëri-tjetrin e lëre më të flasin. Në fillimet e karrierës së tyre, sherri lindi nga disa femra (fanse), gjë që ka bërë që Ermali dhe Shpati të urrehen, ndërsa tani mësojmë se nuk duan të shihen me sy dhe në rast se organizatorët e koncerteve ftojnë nëpër koncerte një numër të madh këngëtarësh, ata pyesin fillimisht nëse është i ftuar edhe (ai) që s’duan ta takojnë kurrsesi.

Ata tashmë kanë filluar një jetë shumë më ndryshe, njëri ka krijuar familje dhe është bërë baba për herë të dytë, kurse tjetri ka një lidhje stabël dhe është i fejuar. Deri kur do të vazhdojë kjo luftë e ftohtë mes këtyre dy këngëtarëve që dikur ishin miq të ngushtë, pritet të shihet.
Ndoshta në ndonjë emision televiziv kur do t’i shohim së bashku do të kuptojmë se lufta mes tyre ka përfunduar, e arsyet e kësaj urrejtje do t’i tregojnë vetë këngëtarët në ndonjë nga intervistat e radhës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D