Kryesore » 2012 » Dhjetor » 28 » Pique dhe Shakira bëhen prindër
3:40 PM
Pique dhe Shakira bëhen prindër
Shakira ka lindur, foshnja është një djalë. I dashuri i këngëtares, Gerard Pique tepër i gëzuar, ka dhënë lajmin e lindjes nëpërmjet Twitter-it, duke thënë se cifti ishte "tepër i lumtur". Duke shkruar në spanjisht, ai tha: "Lindi djali ynë! Jemi shumë të gëzuar! Falemnderit të gjithëve për mesazhet tuaja!".Disa ditë para Krishtlindjes, Shakira kishte publikuar një foto shtatzënë në gjendje tepër të avancuar, teksa kërkonte për dhurata nëpër dyqanet e Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane është emëruar së fundi i juristja më e re e edicionit amerikan të "The Voice", duke zëvendësuar Christina Aguilera-n.Ky është fëmija i parë i këngëtares, e cila u bë e njohur në skenat muzikore kolumbiane e amerikano latine, në vitet ’90, përpara se të futej fuqishëm mes turmave anglishtfolëse të SHBA-ve. Shakira e bëri të ditur shtatzaninë e saj nga mesi i shtatorit, në faqen e saj personale.Futbollisti Pique ka konfirmuar së fundi në një intervistë radiofonike, se e dashura e tij nuk po planifikonte ngadalësimin e punëve të saj, madje ajo është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të ri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D