Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Pas lindjes, shfaqet Edona duke kënduar në dasma
9:01 PM
Pas lindjes, shfaqet Edona duke kënduar në dasma
Lindi vajzën Doa dhe vazhdon me punën e saj, të cilën e kishte ndërprerë për shkak të shtatzënisë. Këtë vit publiku në Durrës nuk ka pasur rastin të dëgjojë këngët e bukura të Edona Llalloshit, për shkak se këngëtarja kishte ndërprerë aktivitetet e saj për të sjellë në jetë vajzën e parë nga martesa me Gazmendin. Por, tani që vajza ka bërë disa muaj, Edona nuk e ka problem të vazhdojë me punën e saj, derisa për bebin me siguri përkujdeset dikush nga familja e saj apo e bashkëshortit. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë që nuk ngurrojnë të publikojnë fotot e fëmijëve për të vazhduar rrugën e prindërve që një ditë të bëhen të famshëm, këtë gjë nuk e ka praktikuar Edona, e cila vazhdon ta mbajë të fshehur Doan nga publiku. Të njëjtën gjë këngëtarja dëshironte të bënte edhe me shtatzëninë, duke mos dashur të shfaqet me barkun e madh në media, por kur "Panorama plus” zbuloi një foto të saj ku ishte në shoqëri të gruas së Sinan Vllasaliut, ajo u detyrua të realizojë edhe një fotosesion profesional, duke e mbajtur si kujtim nga shtatzënia e parë. Këto ditë ne kemi siguruar disa foto të reja, në të cilat shfaqet Edona duke kënduar në një dasmë, por pas shtatzënisë. Këngëtares i duhet edhe pak kohë që të rikthejë linjat trupore që kishte para se të bëhej nënë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D