Kryesore » 2011 » Shtator » 12 » Noizy rikthen në skenë Dudën (+VIDEO)
1:41 PM
Noizy rikthen në skenë Dudën (+VIDEO)
Noizy është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, madje sapo përmendet emri i tij, nuk mungojnë brohorimat e atyre që adhurojnë gjithçka që bën Noizy. Kudo që shkon ky këngëtar, atmosfera ndizet dhe energjia pushton skenën, sado i rëndësishëm apo i parëndësishëm të jetë evenimenti muzikor. Ndër këngët e fundit të realizuara nga Noizy, mund të përmendim këngën me titull "Marrim rrugën”, si edhe këngën me titull "Krejt u pa”. Si çdo këngë tjetër e Noizyt, është mëse normale që edhe këto dy këngë do të kënë një numër të madh të klikimeve në internet, duke e vënë në dukje edhe njëherë suksesin e Noizy-t. Ajo çka vlen të përmendet për këto dy këngë, është bashkëpunimi i tij me Dudën,rreperin kosovar kaq të dashur për të gjithë.
Mesa duket, krahas aspektit profesional, Noizy ka edhe një marrëdhenie shumë të ngushtë shoqërore me Dudën, madje ai e vlerëson shumë atë dhe e konsideron si vëllain e tij, nga i cili ka mësuar shumë. TrafikVip
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D