Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Noizy: “Album me këngë të çmendura, në bashkëpunim me gjeniun 16 vjeçar”
7:21 PM
Noizy: “Album me këngë të çmendura, në bashkëpunim me gjeniun 16 vjeçar”
Prej dy javësh ndodhet në Malmo të Suedisë për koncerte, ndërkohë që ka nisur punën për realizimin e albumit të tij të dytë, që do të publikohet pas mixtape-it «Living your dream ». «Po përjetoj një muzë të vërtetë krijimi dhe ndiej se këngët e reja po dalin të çmendura, pasi krejtësisht e çmendur është dhe jeta që bëj», ka thënë Noizy për «Panorama Plus». Reperi ka pohuar se shumë këngë të albumit të tij të ri do të këndohen në anglisht, ndërkohë që albumi do të përmbajë gjithsej 22 këngë. «Këngët e mia bazohen diku gjithmonë dhe, nëse do më pyesni se çfarë më ka frymëzuar, natyrisht që unë e kam një përgjigje: stili i jetës që bëj, me aventura të shumta deri në çmenduri», ka vazhduar ai. Ky është albumi i dytë që pritet të publikojë, pas disa mixtape-veve që ka publikuar gjatë karrierës së tij si reper në Shqipëri. Regjistrimi dhe masterizimi i albumit do të bëhen në Suedi, dhe shumë prej tyre do të bëhen nga djaloshi Durim kid, një 16-vjeçar me origjinë nga Prishtina. Djali që jeton në Malmo, është kopja Criss Brown dhe, për arsye të talentit të tij të veçantë, shumë shpejt do të lidhë kontratë me «Major label», ndërsa ka marrë oferta nga MTV. «Disa këngë në album i këndoj me këtë djalë, që është cilësuar si gjeni në muzikë për moshën që ka dhe për faktin se bën instrumentale dhe masterizimet», ka pohuar Noizy.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D