Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Në dhomën e vogëlushes së Inis Gjonit (+FOTO)
9:45 PM
Në dhomën e vogëlushes së Inis Gjonit (+FOTO)
Mirëseerdhët në dhomën e CoCo Antonel, vogëlushes që ka zbukuruar pafund jetën e Inis Gjonit. Edhe 3 ditë i duhen Coco-së së vogël të bëjë 1 vjeç, por dhomën e ka pasur gati shumë kohë para se të lindte."Që ditën e parë që mësova se isha shtatzënë fillova të interesohem për dhomën”, tregon Inis Gjoni.Si përfundim, dhoma u bë me porosi: "Doja që emri i vajzës të ishte kudo në dhomë dhe këtë mund ta realizoja vetëm po ta porosisja dhomën.”Pas shumë dilemave, zgjedhja ishte një dhomë me princesha me ngjyrë rozë dhe me mobilje pana në të roztë. Inisi kishte vendosur që vajzën ta linte tek dhoma e saj që kur lindi, por rrugës ndryshoi mendje. E vogla zgjohej aq shpesh natën saqë ishte e stërlodhshme të vraponte nga dhoma e saj tek e së bijës. Përveç krevatit të vogël, në pritje të rritjes së vogëlushes, është edhe një krevat i madh."Kisha parë një model që më pëlqente shumë dhe vendosa ta bëj gati dhe krevatin e madh”, deklaron Inisi
Me një të parë të dhomës duket se ka shumë gjasa që dhe Coco Antonel të bëhet një zonjushë tipike e dashuruar pas këpucëve.



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D