Kryesore » 2011 » Qershor » 28 » Motrat Koci sfidante edhe në pamje
0:16 AM
Motrat Koci sfidante edhe në pamje
Përveçse na surprizojnë dita-ditës me prurjet e tyre në muzikë, motrat e suksesshme të skenës shqiptare, Greta dhe Eni Koçi vijnë nga hera në herë me një look shumë të kuruar. Të tilla ishin edhe gjatë festës së Noizy-t dhe siç i shihni në këtë foto, ndonëse të ndryshme në stil, janë përpjekur të sfidojnë njëra-tjetrën për nga mënyra se si janë veshur, raporton Bluetooth. Greta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve me fustanin e saj të´shkurtër, i cili tregonte trupin e tonifikuar të këngëtares. Nga ana tjetër, Eni me veshjen e saj sportive, në përputhje të plotë me moshën e këngëtares, ka ardhur shumë interesante në sytë e fansave, të cilët vrapuan për t’i kërkuar autografe sapo ajo e la skenën. Sa i përket karrierës muzikore, të dyja motrat do të sjellin këngë të reja këtë verë, madje Greta i ka përfunduar tanimë xhirimet për videoklipin e saj më të ri nën titullin "Milionere e Parë”. Kënga është me shumë ritëm dhe mendohet se do të jetë një superhit veror, sikundër edhe klipi që është i realizuar në detaje
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D