Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Motra e Lorik Canës në “Miss Intercontinental 2011″
3:14 PM
Motra e Lorik Canës në “Miss Intercontinental 2011″
Është vetëm 22 vjeçe dhe synon të bëhet akoma më e famshme duke i hyrë rrugës së modelizmit. Genta është motra e futbollistit shumë të famshëm shqiptar Lorik Cana, një bukuroshe, që popullariteti nuk i ka munguar në mbarë Kosovën. Syri i meshkujve gjithmonë ka qenë i fokusuar tek ajo, falë hireve të bukura femërore që disponon si dhe genit të trashëguar nga prindërit, duke marrë parasysh edhe villain, një tip që gjithmonë sulmon zemrat e femrave. Genta ka fituar kurorën e "Miss Intercontinental Kosova 2001” duke fituar kështu të drejtën e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në eventin e bukurisë "Miss Intercontinetal 2011” ,që këtë vit mbahet në Spanjë. Studente e ekonomikut, që njeh shumë mirë gjuhën angleze dhe portugeze, me përmasa 90-67-65 si dhe fanse e flaktë e notit, filmit dhe leximit, ajo prezantohet kështu: "Unë jam Gentiana Cana, e zgjedhur nga Republika e Kosovës për të përfaqësuar shtetin tim në "Miss Intercontinenta 2001” në Orihuela/Alicante. Jam e bija e Leonora Hashani-Cana dhe jam e lindur më 28 shtator 1989 në Kosovë, studente e ekonomikut në Universitetin e Prishtinës. Ambiciet e mia në karrierë janë që të mund të menaxhoj punën time, dhe jam optimiste e madhe”,- ka thënë Genta Cana në faqen zyrtare të "Miss Intercontinental”.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D