Kryesore » 2011 » Tetor » 5 » Miriam Cani gjyqtare në “Voice of Albania”
7:39 PM
Miriam Cani gjyqtare në “Voice of Albania”
Tiranë – Miriam Cani, Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri do të jenë gjyqtarët e programit "Voice of Albania”, një spektakël muzikor që shumë shpejtë do të nis në ekranin e televezionit Top-Channel. Ky spektakël me çertifikatë botërore kërkon zëra të ri të fuqishëm të muzikës, ashtu siç bën edhe X-Factor.Sipas një artikulli të publikuar në gazetën Shqip, thuhet se Miriam Cani do të kthehet në Shqipëri për t’ju bashkëngjitur spektaklit "Voice of Albania”. Kjo për arsyen pasi ajo u pëzgjodh në Gjermani pikërisht midis konkurentëve të të njëjtit format, por kësaj here do të jetë në pozicionin e kundërt, atë të gjyqtarit dhe jo të konkuruesit.Duke kujtuar emocionet e viteve më parë, kur shpërtheu në skenat gjermane për herë të parë, ajo ka thënë:”Jam ndierë shumë e vlerësuar nga organizatorët që më ftuan të marr pjesë në këtë eksperiencë. Besoj se do ta kem pak më të vështirë se të tjerët kur do të më duhet të jap ndonjë gjykim jo pozitiv, sepse e di shumë mirë se çfarë do të ndiejnë kandidatët dhe e di që emocioni luan rol shumë të madh. Ndodh shpesh që zëra shumë të mirë çorientohen nga moskontrollimi i emocioneve.Në këtë drejtim shpresoj që të përcjell tek konkurrentët një ndjenjë pozitive, që ata të mos ndiejnë presion apo frikë. Është një ndjenjë shumë e çuditshme për mua të jem në anën tjetër të kësaj loje…”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D