Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Minatori shan në koncertin për Ramushin
3:03 PM
Minatori shan në koncertin për Ramushin
Naser Gjinovci ka përdorë fjalë të ndyta para publikut të mbushur edhe me fëmijë, derisa bendi i tij "Minatori” përgatitej të fillojë performacën "live” në koncertin e mbrëmshëm kushtuar Ramush Haradinajt.
Grupi Minatori në fakt është i njohur për performancat e tyre "live” dhe refuzimet për të kënduar në ‘playback’. Dhe derisa grupi përgatitej të fillonte performancën duke akorduar instrumentet, publiku filloi të reagojë për zgjatjen e kësaj përgatitje, ndërsa pa u acaruar nuk ishte as lideri i grupit, Naser Gjinovci."Të nderuar, elektronika nuk është në nivelin tonë. T’q*** elektronikën”, ka thënë Naseri para se të shtojë, "Kjo është një këngë mllefi”, dhe të vazhdojë këndimin.Rokerët më pas ka performuan dy këngë, që të dyja ‘live’, para se t’ia lëshojë skenën këngëtares Genta Ismalji, e cila përjetoi një moment edhe më të keq.Genta këndoi miks, pasi ajo filloi në "playback” para se CD-ja ‘e prishur’ të ndalojë kohë pas kohe dhe t’i japë shans asaj të tregojë aftësitë e të kënduarit "live”. Por ajo u largua pas vetëm një minute nga skena, pasi dështoi edhe zërimi i këngës së dytë të saj.

"Edhe unë po them të njëjtën gjë që tha Naseri”, ka thënë Genta, duke menduar për fjalën "t’q***”, para se të falënderojë fansat dhe të largohet me gjysmë kënge të kënduar nga skena.

Atmosferën më pas e rregulloi NRG Band, që edhe pse dinë të këndojnë "live” shumë mirë, ata kënduan në "playback” një këngë ritmike, CD e cila funksionoi për mrekulli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D