Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Milot Hasangjekaj i “Etno Engjujve” martohet me 3 Korrik
11:38 PM
Milot Hasangjekaj i “Etno Engjujve” martohet me 3 Korrik
Këtë fundjavë, Milot Hasangjekaj i grupit kosovar "Etno Engjujt”, martohet në Prishtinë me të fejuarën e tij Marigona Kurshumliu.
Reperi do të vërë kurorë me të fejuarën e tij, Marigonën, ndërsa për të ftuarit mësohet se do të performojë hiç më pak se Aurela Gaçe, e cila edhe pse është shtatzënë dhe hyn në muajin e pestë, nuk i ka lënë mënjanë angazhimet profesionale.Ndoshta kësaj radhe bëhet fjalë vetëm për një nder mes kolegësh, s’i dihet… Ajo që dihet është se dasma e 3 korrikut do të jetë me të vërtetë madhështore dhe se në të do të marrin pjesë të paktën 500 pjesëmarrës, mes së cilëve shumë personazhe publikë!Velloja e nuses është porositur në Amerikë, e punuar me gurë të çmuar për t’u përshtatur sa më mirë me bukuroshen Marigona. Aktualisht çifti po merret me mobilimin e banesës në Prishtinë, ku do të zhvendosen menjëherë pas dasmës.Ndërkohë, grupi Etno Engjujt vijojnë të jenë një grup shumë i pëlqyer në Kosovë, Shqipëri e kudo në diasporë, me këngë që janë bërë tashmë hite.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D