Kryesore » 2011 » Qershor » 28 » Mihrije Braha së shpejti me këngë të re
2:35 PM
Mihrije Braha së shpejti me këngë të re
Përveç angazhimeve dhe ndihmës që është duke i ofruar bashkëshortit të saj në spaktaklin të përjavshëm "Odeon” këngëtarja Mihrije Braha ka bërë të ditur për "Infopress” se tashmë ka përfunduar edhe këngën më të re. 
"Kam përfunduar incizimin e këngës së re dhe shpresoj që gjatë këtyre ditëve këngën ta shoqëroj edhe me klip. Këngën e ka kompozuar edhe orkestruar Jeton Berisha, ndërsa klipin do ta realizoj në Kosovë me produksionin "Maximus”, por për shkak të angazhimeve të shumta nuk kam mundur ta përfundoj këngën më herët. Shpresoj që brenda këtyre dhjetë ditëve të lansohet në treg”, ka theksuar Mihrija.
Sa i përket pushimit këngëtarja ka bërë me dije se nuk do të pushojë vetëm në një vend, por do të ‘lundrojë’ nëpër bregdete të ndryshme, duke filluar nga Shqipëria e Ulqini e të përfundojë në Antalia.
"Sa u përket pushimeve, për disa ditë do të shkojmë në Shqipëri bashkë me miqtë tanë që vijnë nga Evropa. E kemi lënë qĽ të bashkohemi dhe të kalojmë disa ditë atje. Ndërsa më 24 gusht do të udhëtojmë në Antalia,jo vetëm për të pushuar, por kemi edhe një turne. Do të kalojmë dy javë për turistët shqiptarë dhe të huaj atje”, ka thënë Mihrije Braha.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D