Kryesore » 2011 » Gusht » 22 » Mentor Haziri tani dhe në Hollivud
2:12 AM
Mentor Haziri tani dhe në Hollivud
Duket se karriera e tij artistike tashmë ka synim vetëm tregun botëror. Pas sukseseve me muzikë në MTV, Mentor Haziri ka fituar edhe rolin e parë në kinematografinë gjigante të Hollivud-it. Mentori ka marrë tashmë një rol në filmin "Landlord”, një projekt kinematografik që si producent ka aktorin me origjinë shqiptare Nickola Shreli. Thuhet se filmi ka një vlerë miliona dollarë dhe është i karakterit horror. Xhirimet e filmit pritet të nisin në vjeshtë, kohë kur Mentori do të zhvendoset në Hollivud. Një supersukses ky për liderin e grupit "Kthjellu”, që një vit më parë hyri në kanalin e madh muzikor MTV me këngën "Tonight is Your Night”, ndërsa këtë verë ai është bërë sërish pjesë e këtij ekrani, me këngën e tij solo "Engjëll”. Këngë që ka për kompozitor Flor Mumajesin dhe që është mirëpritur edhe nga publiku shqiptar, ndërsa tashmë për Mentorin po vjen një sfidë e re më e madhe e që ndoshta do të ndryshojë mjaft gjëra në karrierën e tij në të ardhmen!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D