Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Martohet Rudina Xhunga, detajet e ceremonisë në njësinë 5
3:05 PM
Martohet Rudina Xhunga, detajet e ceremonisë në njësinë 5
Gazetarja e njohur e ekranit i ka dhënë fund beqarisë, duke celebruar dashurinë e saj me diplomatin Dritan Hila. Ceremonia diskrete, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Shkëmbimi i unazave, fustani i bardhë dhe koktejli në minibashkinë 5Rudina Xhunga, gazetarja e mirënjohur e emisionit të përjavshëm "Shqip” në Top Channel i ka dhënë dje fund beqarisë së saj. Ajo ka kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë me analistin Dritan Hila, në një ceremoni gati diskrete; pa bujë, pa praninë e medias dhe fotografëve, duke e ruajtur dhe festuar si ngjarjen më të bukur personale, që i takon asaj dhe jo audiencës. Madje edhe rrethi i saj i gjerë shoqëror nuk ka qenë në dijeni të kësaj ceremonia. Familjarët dhe një rreth i ngushtë miqsh kanë ndarw me Rudinën dhe bashkëshortin e saj këtë ditw tw veçantw nw ceremoninw e celebrimit.Ceremonia
Edhe pse Tirana dje ka qenë e mbuluar me shi, në minibashkinë numër 5 në kryeqytet nuk është ndjerë fare moti i keq. Aty madje ka qenë festë. Siç ndodh gjithherë kur një çift kurorëzohet. Aq më tepër kur ndodh që ajo të jetë një personazh i dashur për shumë njerëz. Rudina Xhunga e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, ka firmosur aktin e martesës dhe shkëmbyer unazat me ish-diplomatin dhe analistin Dritan Hila. Rreth 20 të ftuar kanë qenë të zgjedhurit për të ndjekur momentin ceremonial, kur çifti firmosi lidhjen në martesë dhe ndau llokumet e këtij rasti. Familjarët dhe një rreth i ngushtë miqsh kanë qenë pjesë e koktejlit të organizuar më pas po në ambientet e minibashkisë 5, në një atmosferë të këndshme, arreduar me shumw shije nga ‘Geraldina Spossa’. Siç na tregojnë disa nga të pranishmit, Rudina ka preferuar të jetë një nuse klas dhe e thjeshtë. Gjë që ia ka arritur. Fustani i saj ka qenë i bardhë bust, po nga salloni ‘Geraldina Spossa’, ndërsa flokët i ka pasur tw mbledhur. Pas koktejlit që ka zgjatur rreth një orë, çifti ka përfunduar edhe këtë ceremoni dasme të thjeshtë dhe mjaft të bukur.
Historia e dashurisë
Rudina Xhunga është një ndër gazetaret femra më të suksesshme në drejtimin e emisioneve politike. Prej vitesh ajo është drejtuese e emisionit "Shqip” në Top Channel. Bashkëshorti i saj, Dritan Hila është me profesion diplomat dhe deri para pak kohësh, ishte punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aktualisht ai është analist për marrëdhëniet ndërkombëtare. Historia e dashurisë së çiftit u bë publike vetëm pak javë më parë nga një e përditshme shqiptare. Ishin lulet e mbërritura, "tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel. Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri i dha fund beqarisë, fillimisht me një ceremoni të vogël familjare, duke kryer kështu ritin tradicional të fejesës. Bashkëshorti i saj, Dritan Hila nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Rudina Xhunga, gazetarja dhe moderatorja televizive e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike. Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik "Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin "Shqip”. Është autore e tre librave ("Të dua për sfond”, "Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë. "MAPO”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D