Kryesore » 2011 » Gusht » 26 » Marigona “është për sfilata, jo për miss”
5:10 PM
Marigona “është për sfilata, jo për miss”
Miliarderi amerikan Donald Trump ka këshilluar bukuroshen kosovare Marigona Dragusha të fokusohet më shumë për të ndërtuar karrierë si foto-modele, se sa si miss.Marigonës i erdhi ftesa direkte nga miliarderi amerikan Donald Tramp për të qenë pjesë e kompanisë së tij "Tramp Models Management”. Sipas saj, "është një privilegj i madh të jesh pjesë e kësaj kompanie të fuqishme të modës” dhe për këtë duhet shumë fat.
"Pas mbarimit të spektaklit ‘Miss Univers’ pata rastin që përmes fotografit të famshëm shqiptar Fadil Berisha të njihem me Donald Trampin. Dhe atë natë ai më tha se unë më shumë jam e konstruktuar për foto modele dhe sfiluese, sesa për të vazhduar karrierën si miss”.
"Pas një kohe kam marr ftesën për të qenë pjesë e kompanisë së tij të modës. Vërtet them se kam pasur fat të madh, pasi që të jesh pjesë e saj vërtet është privilegj. Kjo për faktin se brenda këtyre dy viteve aq shumë kam vizituar vende sa që më duket si ëndërr”, thotë Marigona.
Megjithatë "Miss Kosova 2009” shpreson të ndërtojë një biznes të sajin në fushën e modës, sapo të përfundojë studimet e saj."Kam ëndërruar që të hap një kompani timen, një shtëpi mode. Nga njohuritë që do t‘i marr gjatë studimeve, besoj se do ta menaxhoj me sukses atë”, tha ajo gjatë një interviste për mediat shqiptare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D