Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Lorik Cana prezanton te dashuren italiane…?
3:13 PM
Lorik Cana prezanton te dashuren italiane…?
Mbrëmja e djeshme ka përkuar me çeljen e një ambienti mjaft elegant për të apasionuarit e verërave dhe pijeve të shtrenjta në kryeqytet, "Les Grands Chateux”. Pronari i këtij "show room”-i, është as më pak e as më shumë se sa vetë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Të ftuar në festën e promovimit ishin emra të njohur të futbollit dhe jetës publike. Çasti më kulmor në këtë organizim ishte prerja e shiritit nga Cana, që u shoqërua edhe me fishekzjarre.Ajo që ra në sy përgjatë kësaj mbrëmjeje ishte edhe prezenca e të dashurës italiane të Lorikut, Monikës. E gjatë, e qeshur, shumë simpatike dhe dashamirëse me këdo që i afrohej. E tillë është vajza që i ka vjedhur zemrën yllit të Kombëtares shqiptare, të adhuruar nga femra anembanë botës. Historinë e tij me Monikën, Loriku e ka treguar pak kohë më parë."Me Monikën njihemi prej një viti. Është studente në arkitekturë. E dashuroj shumë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Kurrë nuk dihet e ardhmja e një lidhjeje, por shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Është vajzë spontane në jetë dhe mundohet të përshtatet me rutinën time prej futbollisti. I di nevojat e mia dhe më mbështet”, ka thënë futbollisti. Nga sa mësuam, vizita e Canës në Tiranë nuk do t’i kalojë 48 orët, pasi futbollistit i duhet të kthehet në Itali për të vazhduar seancat stërvitore me skuadrën e Lacios, ku siç ka deklaruar edhe vetë në fund këtij sezoni, mund të largohet prej saj. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Romë. "Nuk jam tip që tërhiqet mbrapa, – tha ai. – Në janar me siguri do të qëndroj te Lacio për të luajtur për një vend. Nëse do të ketë mundësi, në qershor do të bëj vlerësimet e mia, por gjithsesi këtë sezon dua ta mbyll me fanellën e Lacios”, është shprehur Cana. Mesfushori kuqezi ka një kontratë deri në 2014 me bardhekaltrit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D