Kryesore » 2011 » Maj » 10 » Liburneta e dashuruar në Pacollin
11:01 PM
Liburneta e dashuruar në Pacollin
Modelja e njohur Liburneta Xhemajli më në fund pranon se ka të dashur, ajo tani është në lidhje me Adnan Pacollin një djalosh jo i njohur për publikun. Sipas disa burimeve, Adnani është i afërm i Behxhet Pacollit, madje ai është edhe aktivist i partisë së AKR-së.
Liburneta sikurse edhe shumë fytyra të tjera publike e ruan me shumë xhelozi privatësinë e saj, kështu që nuk preferon të zbulojë më shumë detaje për Adnanin.

"Mund t’ju them se jam e dashuruar, djaloshi i ëndrrave të mia quhet Adnan Pacolli dhe nuk është fytyrë publike. Më shumë rreth personalitetit të tij nuk kisha dashur të zbuloj, sepse besoj se ende është herët”, ka thënë ajo për "Zërin”.

Liburneta edhe më tej vazhdon të ushtrojë profesionin e saj të modelimit. Ajo javë më parë ka qenë e angazhuar në paraqitjen e saj në sfilatën e modës të kreatores Krenare Rugova të mbajtur në ambient të hapur pranë përmendores së "Skënderbeut”. Ndërsa tani sapo ka përfunduar revynë e saj të modës në sfilatën e kreatores Blerina Kllokoqi - Rugova.

"Jam ndarë mjaft e kënaqur me të dy revytë e mia si te Krenarja ashtu edhe te Blerina. Mund të them se profesioni i modelimit edhe këtu tek ne ka filluar të vlerësohet më shumë. Tani për tani jam e kënaqur edhe me përfitimet që po më sjell profesioni i modelimit”, shton ajo. Liburneta përveç modelimit thotë se është e angazhuar edhe me obligimet shkollore, që padyshim se mësimet janë primare për të.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D