Kryesore » 2011 » Dhjetor » 12 » Leonora nuk vjedh vetëm këngën, por edhe fustanet
6:14 PM
Leonora nuk vjedh vetëm këngën, por edhe fustanet
"Kënga Magjike” ka javë që ka mbetur pas, por ende jo thashethemet që lidhen me këtë festival… Kësaj radhe do të flasim për këngëtaren e talentuar Leonora Jakupi, e cila nëse e mbani mend që e kemi komentuar më herët, ka qenë njëra prej konkurrentëve të veshur më bukur në këtë kompeticion. Ajo u paraqit me dy veshje gjatë performancave të saj, të dyja të realizuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, njëherazi edhe mik i afërt dhe bashkëpunëtor i saj. Por, duket se veshja në finale e këngëtares është komentuar si e kopjuar "copy-paste” nga Beyonce, e cila me një fustan mjaft të ngjashëm është shfaqur në publik pak kohë më parë. Ok, frymëzimet e sezonit janë aty-këtu, por kaq ngjashëm?! Krahasimin mund ta bëni edhe vetë… Duket pra se Leonora e bukur nuk po akuzohet vetëm për huazimin e këngës (plagjiaturë për të cilën konfirmoi në një emision televiziv edhe kompozitori Agim Krajka) "Këngë e pakënduar”, por edhe për veshjen, megjithëse në të dyja rastet, me shumë gjasa faji nuk është i saj!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D