Kryesore » 2011 » Tetor » 4 » Leo Messi, sa xheloz për të fejuarën Antonella!
8:55 PM
Leo Messi, sa xheloz për të fejuarën Antonella!
Futbollisti me i mire ne bote ka rrefyer edhe nje aspekt "te dobet" te jetes se tij.Në një intervistë për radion spanjolle ‘Radio Metro’, Lionel Messi ka pranuar se është jo pak i vëmendshëm për lëvizjet e të fejuarës së tij, Antonella: "Po, e pranoj që jam shumë xheloz, megjithatë është gjithçka OK. A e spiunoj në telefon? Jo, deri këtu nuk shkoj! Po ajo a e spiunon timin? Unë nuk kam probleme, sepse s’kam asgjë për të fshehur...”, ka shpjeguar fenomeni argjentinas. Ai është duke menduar një të ardhme përkrah të vajzës, e cila sipas tij është më e bukura në botë: "Sidomos, atëherë kur bëhesh me një fëmijë, fillon t’i shohësh gjërat në një tjetër mënyrë...”. Ndër të tjera, i ashtuquajturi "Pulce” ka treguar edhe sesi shpesh ndodh që kundërshtarët i kërkojnë të ndërrojnë fanellën gjatë ndeshjes: "Ndodh sidomos në Champions League. Mua më duket një gjë shumë e bukur”, ka përfunduar asi i Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D