Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Kledi Kadiu dhe “RAI 5″, dokumentar për baletin shqiptar
6:23 PM
Kledi Kadiu dhe “RAI 5″, dokumentar për baletin shqiptar
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto do të presë në një takim, në datën 16 qershor 2011, ora 09.00, artistin e njohur shqiptar dhe Ambasadorin e Kombit, z. Kledi Kadiu shoqëruar nga një grup produksioni të Radio Televizionit Italian "RAI 5”.
Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që Ministri Haxhinasto ka zhvilluar me diasporën shqiptare në Itali, sidomos me figurat më të spikatura, për t’i nxitur dhe mbështetur ata në një rol më aktiv në fushat ku kontribuojnë për promovimin e vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe forcimin e imazhit të Shqipërisë.
Z. Kadiu vjen në Shqipëri në krye të këtij ekipi televiziv për të realizuar një dokumentar dedikuar shkollës shqiptare të baletit dhe disa balerinëve të njohur dhe shumë të talentuar shqiptarë si Eno Peçi, Gentjan Doda, Evis Nezha etj, të cilët performojnë në skenat e teatrove më të shquara, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën.

Dokumentari televiziv prej 30 minutash, i cili pritet të shfaqet në vjeshtë 2011, në kanalin prestigjioz italian RAI 5, do të përcjellë një imazh pozitiv për Shqipërinë, akademinë e shkollës artistike shqiptare dhe artistëve të saj kudo ku ndodhen, tek teleshikuesit e një vendi fqinj në të cilin jetojnë, punojnë dhe shkollohen afro 500 mijë emigrantëve shqiptarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D