Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Kënga më e klikuar e verës, 1 milion klikime për “Dangerously in love” e Dafina Zeqirit
5:02 PM
Kënga më e klikuar e verës, 1 milion klikime për “Dangerously in love” e Dafina Zeqirit
Edhe pse s’ka as dy muaj që është lançuar, balada e Dafinës, e cila në fillim u kritikua mjaft nga fansat: "Dangerously in love”, rezulton të jetë kënga më e klikuar e kësaj vere. Me plot 1 milion klikime, Duffy ka lënë pas emra si Elvana Gjata, Genta Ismajli, Altuna Sejdiu, Vesa Luma etj… pa i përfillur fare thashethemet për kopjime nga divat botërore si Beyonce etj.Të mos harrojmë që nuk bëhet fjalë për ndonjë këngë ritmike të tipit "dance” apo R’N’B, që zakonisht triumfojnë gjatë verës, por për një baladë të thjeshtë, tepër të qetë, klipi i së cilës është xhiruar në Australinë e largët. Këngëtarja, e cila këto ditë do të nxjerrë në tregun muzikor këngën e saj më të re, "Swag”, pasohet në këtë renditje (që mund të verifikohet në youtube) nga "Guximi” i Genta Ismajlit, me rreth 800 mijë klikime, "Afër dhe larg” i Elvana Gjatës me 850 mije klikime, si dhe nga bashkëpunimi mes Sinan Hoxhës dhe Seldi Qalliut, me rreth 750 klikime.Të tjera hite super të klikuara të kësaj vere janë gjithashtu "My heart is crying” nga Ingrid Gjoni dhe Toni Ray; "Ti po don” nga Vesa Luma; "Emrin tim” nga Vedat Ademi; "E para dhe e fundit”, kënga më e re e Tunës etj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D