Kryesore » 2011 » Korrik » 18 » Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë
1:10 PM
Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë
E ka filluar karrierën e saj si modele vetëm para dy vitesh edhe shumë shpejt ka arritur të hyjë në fushën e modës në Kosovë.
Që nga fillimi i punës së saj si modele është e angazhuar në agjencinë e modës ‘Gecjan fashion Group’ përmes të cilës ka marrë pjesë në evenimentet e ndryshme, ndër ta edhe në "Kosova Fashion Week 2010.
Modelja Kaltrina Neziri gjatë një interviste për Telegrafi ka treguar se është shumë e kënaqur me këtë profesion sepse i është realizuar ëndrra e fëmijërisë."Jam e kënaqur me punën që bëj dhe më pëlqen të jem e angazhuar. Modelimin e kam pasur ëndërr të fëmijërisë edhe ndjehem shumë mirë që kjo ëndërr çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një realitet të bukur”, ka thënë Kaltrina për Telegrafi.Tani ajo është përzgjedhur edhe si imazh i qendrës së modës ‘SI-fashion’ një bashkëprodhim i kreatores shqiptare Suzana Susuri dhe agjencisë të modës ‘Gecjan fashion Group’ dhe momentalisht është duke punuar në katalogun e kësaj kompanie fotot e te cilit është duke i realizuar fotografi i mirënjohur Avni Selmani.Ajo ka treguar se ky profesion i sjell edhe të ardhura të mira materiale dhe se shumicën e parave i shpenzon në gardërobë."Puna si modele në Kosovë më sjell të ardhura të mira. Jam e pasionuar pas gardërobës dhe pjesa më e madhe e të hollave më shkojnë në veshje”, ka shtuar Kaltrina.Kaltrina ka pohuar se do të vazhdojë të punojë si modele edhe për aq kohë sa do të ndjehet në formë për të qenë e tillë, por për asnjë moment pa e lënë anash edhe fakultetin ku ajo studion për ekonomi


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D