Kryesore » 2011 » Korrik » 31 » Kaltrina kthen të fejuarin në Kosovë
2:08 PM
Kaltrina kthen të fejuarin në Kosovë
Pjesa dërrmuese e vajzave dëshirojnë jetën në Perëndim, mirëpo kjo nuk po ndodh për këngëtaren tonë, Kaltrina Selimi, e cila për dallim nga shumë të tjera ka vendosur që të fejuarin e saj Dritonin ta kthejë nga Londra për të jetuar në Kosovë. Këtë kërkesë ajo të fejuarit të saj ia ka bërë para disa dite, të cilës kërkesë Dritoni iu ka përgjigjur pozitivisht.
"Ndihem shumë e lumtur që Dritoni ka pranuar ta lërë Londrën për të jetuar këtu në Kosovë, bashkë me mua. Normalisht se fillimi i jetës së tij këtu do të jetë paksa i vështirë për faktin se tashmë është mësuar me jetën në Londër. Mirëpo, një plus i madh për ambientimin e tij këtu janë edhe prindërit e tij, të cilët jetojnë në Kosovë. Kjo më bën të ndihem edhe më mirë, sepse nuk do të mërzitet për njerëzit më të dashur të tij”, ka thënë ajo për "Zëri”.Kaltrina tani për tani ende nuk ka marrë ndonjë vendim për martesë gjatë këtij viti, thotë se çdo gjë do të rrjedhë me kohë dhe me plan."Sa i përket martesës ende nuk kemi vendosur asgjë me Dritonin. Kur të vijë këtu do të shohim, por asgjë konkrete nuk ka në këtë aspekt”, shton ajo. Sukseset në këngë Kaltrinës po i rriten dita ditës. Videoklipi "Hot” i publikuar para pak ditësh asaj i ka sjellë shumë fat.
"Sapo kam lansuar këngën time "Hot” bashkë me klip dhe po pëlqehet mjaft në publik. Jam shumë e kënaqur që bashkëpunova me Don Arbas dhe Bekën, i cili ma bëri tekstin e këngës”, shton ajo. Kaltrina tani është në përgatitje edhe të disa projekteve të reja, të cilat do t’i zbulojë me kohë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D