Kryesore » 2011 » Korrik » 13 » Ju garantoj se nuk do më shihni në tabloidët amerikan, me çmenduritë që ndodhin në Hollywood”
3:39 PM
Ju garantoj se nuk do më shihni në tabloidët amerikan, me çmenduritë që ndodhin në Hollywood”
E gjendur në rrethin e kritikave të ashpra nga ana e shqiptarëve pas një interviste të shkurtë dhënë në një televizion amerikan, këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, në një intervistë ekskluzive për portalin Ks-Dardania.TK sqarohet në lidhje me keqkuptimet që ka pësuar opinioni shqiptarë. Ajo kërkon kohë dhe hapësirë që të tregojë në Amerikë se kush janë shqiptarët në të vërtetë. "Unë nuk e kuptoj me të vërtetë mllefin që është krijuar kundër meje… do të doja ta nisja këtë intervistë me një mesazh të përgjthshëm për të gjithë fansat e mi. E shikoj që ka komente që unë nuk kam folur shqip në intervistë! Ajo që unë po bëj është po pres momentin që mediat amerikane do të më kushtojnë vëmendjen e duhur! Unë po e ruaj ëmbëlsirën për në fund! Në momentin e parë që do të kem një intervistë në US NATIONAL TV atëherë e gjithë intervsta do të jetë në shqip! Dhe ajo dite do të jetë shumë afër. Ka ardhur koha që bota të marrë vesh kush jemi ne shqiptarët! Prandaj ju lutem kursejini komentet deri në momentin që televizionet amerikane do të bëjnë emisione rreth meje dhe muzikës time. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe krenare për gjakun që rrjedh ne venat e mia! Me shume mall e dashuri, Bleona”!

"Më vjen vërtetë shumë keq sepse fillimisht shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk është një intevistë në kanalin kombëtarë amerikan, është thjeshtë intevistë interneti. Ka pasur shumë artistë të tjerë amerikanë dhe nuk ka qenë vetëm rreth meje dhe intervista ka qenë thjeshtë për të folur për muzikën dhe të mos harrojmë që kompania ime e Pr këtu me sygjeroi që unë të flisja për pashaportën amerikane mbasi janë duke pregatitur një emision rreth meje në televizionin kombëtarë kështu që në momentin që mua do të më kushtohet vëmendja e duhur nga mediat amerikane atëherë e di unë çfarë të them në intervistë por unë fillimisht duhet të pranohem nga publiku amerikan në mënyrë që të kem vëmendjen e duhur ku do të krijohen emisione rreth meje. Intervista ka qenë për BLACK ENTERTAINMENT AWARDS BET që nuk ka lidhje fare me kombësinë, shpresoj që njerëzit duhet të kuptojnë dhe poziten time, vetëm ju kërkoj të presin dhe pak, ajo që mua më duhet tani është mbështetja nga fansat e mi dhe jo komentet e njerëzve negativ. Është thjeshtë një inatë që ka lidhje më shumë me xhelozinë sesa patriotizmin dhe më vjen shumë keq për këtë”.

Bleona në mediat shqiptare është keqkuptuar shumë intervista dhënë tek FNL, si i komentoni këto gjëra ju. Ka pasur moskoordinim në intervistë që ju nuk e keni kuptuar apo nuk keni dashur të përshëndesni në shqip siç pretendojnë disa shqipe tek ne?
Nuk është e vërtetë, intervista nisi me shprehjen "The singer from Albania”, unë asnjëherë nuk e kam mohuar dhe asnjëherë nuk do ta mohoj këtë.

Keni dhënë dhe një datë të editimit të albumit, na thuaj cfarë do përmbajë albumi dhe me kë keni bashkëpunuar?
Kjo është surprizë!

Do lancohet edhe për tregun shqiptarë ndonjë projekt?
Sigurisht albumi do të jetë në treg për të gjithë njerëzit.

Bleona si po ecën jeta martesore, ka pasur kriza deri më tani?
Jeta ime private vazhdon të mbetet e njejtë.

Pasi që gjithmonë ke synuar tregun amerikan dhe jo rastësisht për atë që luftohet edhe arrihet, do deshiroje të beje jetë si yjet e Hollywood-it për sa i përket bashkeshortësisë?
Jo, ne shqiptarët kemi tjetër mentalitet dhe unë atë nuk e kam ndryshuar …unë jam këtu për të çuar më tej emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ju garantoj që asnjëherë nuk do më shikoni në tabloided e Amerikës me çmendurirat që ndodhin këtu në Hollywood, faleminderit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D