Kryesore » 2011 » Korrik » 13 » Jonida Maliqi lancon klipin “Fantastik”
3:20 PM
Jonida Maliqi lancon klipin “Fantastik”
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi përgatit një suprizë verore për fansat e saj, pikërisht një këngë të hareshme me titull "Fantastik”. Një këngë me muzikë e tekst të Big Bastës (Gerald Xharit) dhe orkestrim të Edlir Begollit. Klipi i dedikohet një gjendjeje fantastike shpirtërore, një lumturie me shkak, e realizuar nëpërmjet ritmit "dance”, veshjeve gjithë stil e ngjyra, dhe fytyrës së qeshur të Jonidës.Vjen kështu me një ndryshim të bukur nga kënga e sezonit të kaluar, balada me titull "Një orë më shumë”, për të prezantuar profilin e saj të lumtur. Ndërkohë që në atë klip shfaqej në një skenë teatri, ku perfomonte pa lëvizur dhe e pushtuar nga notat e trishtimit, në këtë këngë shpërthen në hare, duke transmetuar ndjesinë e vërtetë të jetës së saj në këto momente. "Në klipin tim të ri do ju transmetoj me shumë spontanitet harmoninë shpirtërore që ndjej unë në vetvete”, thotë Jonida për gazetën "Panorama. "Dua të falenderoj autorin e këngës, Big Bastën, pasi sapo mësova lajmin e bukur të shtatëzanisë i kërkova atij një material të tillë, pasi kisha shumë dëshirë të realizonim një këngë të gëzueshme.Kemi punuar në një kohë rekord, krijimi na ngjiti dhe tashmë sapo kanë përfunduar xhirimet e klipit me njëmijë figurantë në "Muza Park” në Tiranë. Xhirimet janë realizuar në ambientet e banakut dhe pishinës së këtij clubi, ku ritmet përcillen nëpërmjet skenimit të një "party” madhështore me të rinj të bukur dhe miss-e.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D